9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arkitekti nga Elbasani qe beri Xhamine Blu.

Më të lexuarat

Arkitekti me fame dhe njekohesisht gdhendesi i shume veprave me mjeshteri te rralle Sedefqer Mehmet Aga ka lindur rreth viteve 1540. Ne vitin 1952 ai u shperngul nga qyteti i Elbasanit (Iljbasan) dhe erdhi ne Stamboll. Per nje vit punoi si mirmbajtes i varrit te Sulltan Sulejmanit, per te vijuar me pas me edhe me rregullimin e kopshtit privat te tij (Hasbahçe).

Gjate viteve 1570-89 ai studioi prane Arkitekt Sinanit dhe u be asistenti i tij kryesor (Muhzırbaşı). Pas vdekjes se Arkitekt Sinanit, ai vazhdoi te ndjeke studimet dhe te marre dije nga nga Arkitekt Davut Aga dhe Arkitekt Dalgic Ahmed Aga. Ne vitin 1590 mesoi filozofine mistike , pas kesaj shkoi ne Egjipt per te vazhduar me tutje me uthetimet e tij neper te gjithe gadishullin Arabik.

Pasi u kthye serisht ne Stamboll, u emerua me urdher te vete Sulltanit Inspektor i ceshtjeve te Rumelise (tokat e krishtera nen mbikqyrjen e Perandorise Osmane). Gjate ushtrimit te detyres se Inspektorit, ai udhetoi ne Selanik, Shqiperi, Malte, Spanje, Bosnje, qytete frankofone, Budv, Transilvania, Vllahia, Moldavia, Krimea, Feodosi, Silistra, Nikopol, Smederevo, dhe Beograd. Me tu kthyer ne Turqi, drejtoi qytetin e Dijarbakerit per 6 muaj dhe me pas u be kryetari i rrethit te qytetit te Havranit ne Siri.

Ne vitin 1598 ai u emerua Koordinator i puneve organizative dhe te ujesjellesave (Su Nazırı) dhe ne vitin 1606 u be Kryearkitekt. Ne vitin 1609-10 ne Sheshin e kuajve ai hodhi themelet e Xhamise Sulltan Ahmet (Xhamia Blu). Germimet zgjaten plot 36 dite. Ndersa xhamia perfundoi Brenda 7 vjetesh. Punimet e ndertimit te xhamise Sulltan Ahmet filluan ne 1609 dhe mbaruan me 1616.

Gjithashtu gjendet edhe nje liber qe eshte shkruar nga bashkekohasi dhe funksionari i larte I perandorise Xhafer Efendi rreth tezave arkitekturore te Mehmed Agase. Ne liber jane shpjeguar jeta e tij studentore si dhe metodat e tij te aplikuara ne arkitekture.

Sedefqar Mehmet Aga nga veprat e tij te famshme qe la pas ishin 12 faltore me kapacitet te madh dhe te vogel, 8 muzeleume, 2 medrese, 2 hamame, 3 vila rezidenciale, 1 ure, me shume se 200 cezme xhamish dhe sarajesh, 11 cezme publike dhe 1 saraj per akomodimin e karvaneve.

Me vdekjen e Sedefqar Mehme Agait, ai zevendesohet po nga nje Shqiptar tjeter i cili ishte Kasim Aga Madheshtori (Koca Kasim Aga), i cili u emerua Kryearkitekti i Perandorise.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit