15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arian Xhezairi: Ky dokument i BIK-ut është skandaloz

Më të lexuarat

Studiuesi i shkencave sociale Arian Xhezairi e ka quajtur skandaloze dokumentin që ka lëshuar BIK-u për Prokurorinë Speciale dhe për hoxhën Shefqet Krasniqi ka thënë se po qohet poshtë një gjigand.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Ky dokument i bashkangjitun n’këtë shkrim, i nënshkruem prej shkëlqësisë së kryesisë se bikave, asht dëshmia e qartë si drita e diellit se hipokrizia e veprimeve të strukturës udhëheqëse në institucionin që (duhej) t’mpërfaqësojë mu, ka prek kulmin e marrëzisë veç për interesin dynja.
I gjithë ekipi pranë myftisë që kanë antipati shizofrenike kundrejt Dr. Shefqetit mund t’jetë personale, por kjo komunikatë si dhe ca të tjera n’raste si ajo ndaj hoxhë Irfanit më herët janë kryekëput tutabytha e tyne për humbjem e kolltukit.
Myftia dhe stafi i tij (që gjithashtu kanë hased ndërmjet veti) bashkëpunimin me mafian që udhëheqin shtetin (përpos interesave individuale) e bëjnë edhe nga mendimi se “po s’bashkëpunuam ne sot, nesër ka me bashkëpunue Xhabir Hamitit”. Prandaj n’mendjen e tyne recitohet vargu “ma mire unë se Xhabiri” dhe si e tillë pse çohet dam një gjigand si Dr. Shefqa këta se rruejnë hiç.
Kjo udhëheqësi morbide para syve t’mij si xhemat me antarësi t’rregulltë e ka dëmtue imazhin e institucionit deri në humbjen e legjitimitetin e tij për arsye se parreshtur m’ka dëshmue që bytha e prijësve asht ma e vlefshme se halli i anëtarëve, e aq më pak hoxhallarëve si punonjës brenda kësaj çadre.
Në anën tjetër, hoxhallarët kolegë të Dr. Shefqetit (që gjithashtu mund ta keni hased atë), ky dokument paimagjënueshmënisht skandaloz, ky dualitet i fesë së Zotit nga ajo çfarë predikoni ju dhe atë çfarë e predikojnë komandantët tuej, për mua thotë që asht ardhë një vakt.
Ai vakt asht që me dëshmue n’vepër se t’vërtetën kundër t’padrejtës duhet me e thanë hapun, e udhëheqësit t’keq me ia thanë parasysh, e me u distancue nga komunikata (në foto) plot faqezillëk. E nëse s’del nja prej hoxhëve që merr nismë të tillë, atëherë aman e zaman storiet e Omerit radijallahu anhu, Salahudin Ejubit, pastaj hadithe t’resulullahit për guxim me i thanë n’ftyre udhëheqësit t’padrejt, bile mos i predikoni ma asnjiherë n’hytbet tuaja.
Sepse heshtja ndaj pafytyrësisë institucionale që po i bahet Dr. Shefqetit, do t’kishte me dëshmue që sikur kryesia ashtu edhe vartësit, pos për bythë t’vetën po këqyrshin.
Ndërkaq unë, unë jam Shefqet Krasniqi. Unë jam me xhematin e interpretimit “jashta kontekstit kohorë”. Unë nga ky moment distancohem prej institucionit BIK dhe s’do t’jap anëtarësinë në të, derisa kjo udhëheqësi t’përmirësohet o t’ndërrohet.
Dhe meqenëse prof Sabri Bajgora t’kam n’listën e miqëve këtu, uroj që ky shkrim të t’bie parasysh së paku njëherë. Do t’kisha me ia ba tag edhe myftisë prof po s’e kam n’listë atë.
Selam!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit