19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

“Ari i bardhë” dhe “Ari i zi: Si Haxhi po rivalizon naftën në të ardhurat saudite

Më të lexuarat

Haxhi dhe Umrah, dy rite besimi, ndikojnë në të gjitha degët e ekonomisë së Arabisë Saudite, jo vetëm në Mekë dhe Medine, por në të gjithë Mbretërinë. E kjo deri në pikën e rivalizimit të të ardhurave nga “Ari i zi”-nafta.

Midis 25 dhe 30% të të ardhurave të sektorit privat në zonat e Mekës dhe Medinës varet nga sezoni i Haxhit, sipas Dhomës së Tregtisë.

Sipas hulumtimit të fundit, Arabia Saudite ka gjeneruar 16 miliard dollarë të ardhura nga sezoni i Haxhit. Por është e mundur që shifrat aktuale të jenë shumë më të larta.

Ekspertët vlerësojnë se në vitin 2022, të ardhurat e Haxhit do të ngjiten në 150 miliardë dollarë.

Sektori i turizmit përbën rreth 3.5% (rreth 22.8 miliardë dollarë) të PBB-së totale të Arabisë Saudite. Përveç kësaj, ajo siguron 882.900 vende pune, që është 7.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Saudite e Përgjithshme e Statistikave.

Ekspertët parashikojnë që në të ardhmen e afërt, të ardhurat nga turizmi saudit mund të tejkalojnë ato të naftës. Në vitin 2017, të ardhurat direkte të Arabisë Saudite (me Haxhi dhe çdo gjë rreth tij me gati 60%) ishin midis 20 dhe 26 miliardë rial saudit, që do të thotë se të ardhurat indirekte ishin shumë herë më të larta, ku Haxhi pra ka patur një ndikim gati dominant në sektorë si ndërtimi, ushqimi, tregtia, transporti, shërbimet financiare, etj.

Megjithatë, siç nafta, edhe Haxhi ka risqet e tij në aspekte të zhvillimeve të brendshme, por edhe atyre gjeopolitike.

Dinastia Saudite dihet që ka armiq të fuqishëm brenda dhe jashtë, të cilët dëshirojnë ta largojnë atë nga pushteti, ose të paktën të thyejnë kontrollin mbi vendet e shenjta që sjellin të ardhura të mëdha për Mbretërinë, që ndryshe quhen dhe “Ari i bardhë”.

Më kryesori është Irani, i cili prej kohësh po udhëheq një fushatë kundër sundimit saudit të vendeve të shenjta dhe menaxhimit të riteve të Haxhit, e kjo paralel dhe me sulmet raketore huthinjve, milicisë shiite nga Jemeni.

Nga ana tjetër, shumë ankohen për rritjen e çmimeve për vizat e Haxhit, si dhe për rritjen e çmimit të shërbimeve të tjera. Agjencia Ndërkombëtare e Arabisë Saudite për Kontrollin e Menaxhimit Saudit të Vendeve të Shenjta tha se kjo mund të shkaktojë që çmimi i haxhit “madje të rritet me 300% në disa raste, duke detyruar mijëra të braktisin kolonën e pestë islame”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit