3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Arda Turan: Në Halep po përjetohet një tragjedi njerëzore

Më të lexuarat

MADRID (AA) – Futbollisti i Barcelonës, Arda Turan, ka dënuar aktet terroriste të cilat ditë më parë ndodhën në Stamboll, më konkretisht afër stadiumit të Beshiktashit, ndërkohë që ka folur edhe për zhvillimet në Halep të Sirisë të cilat i quajti tragjedi njerëzore.

Të gjitha këto tragjedi, thotë Turan në një intervistë për Anadolu Agency(AA), i kanë shkaktuar atij një pikëllim të vërtetë shpirtëror.

Ylli turk që mban të veshur fanellën e Barcelonës, tha se për të tërhequr vëmendjen e opinionit mbarëbotëror për atë se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur në Halep, kishte postuar disa fotografi për Halepin në mediat sociale, ndërkohë që për një kohë të gjatë nuk kishte bërë ndonjë postim tjetër.

“Në Halep po ndodh dramë njerëzore dhe fatkeqësisht kjo po realizohet në troje muslimane. Në librin tonë (Kur’anin) ka një ajet ku thuhet se ‘të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh tërë njerëzimin’. Akoma më shqetësuese është zënka kaq e madhe në mes të muslimanëve përkundër këtij ajeti”, tha Turan.

Ai shtoi më tej se është i pikëlluar për atë që ndodhi në Stamboll, por se gjithmonë do të qëndrojë pranë shtetit, ushtrisë dhe policisë së tij.

“Shumë pikëlluese. Jemi në një moment kur të gjithë ne ndjejmë pikëllim dhe kur sytë i kemi të përlotur”, tha Turan.

Ai tha se është i gatshëm të jap kontributin e tij në luftë kundër terrorizmit për të shtuar se nëse do të ishte viktimë e një sulmi të tillë, do të dëshironte të varroset në vendlindje.

Turan falënderoi të gjithë ata të cilët me një minutë heshtje gjatë ndeshjeve të ligës superiore të Spanjës, (LFP), e njohur si “La Liga”, nderuan viktimat e sulmit terrorist në Stamboll.

“Nuk jam në disponim të mirë”, tha Turan sipas të cilit zhvillimet në Turqi e kanë bërë atë të lë anash të gjitha prioritetet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit