13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arbana Xharra: Më parë vdes nga Coronavirusi sesa të përdorë respiratorë nga Turqia

Më të lexuarat

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar sot se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogani, të cilit i ka kërkuar ndihmë në lidhje me pandeminë COVID-19. Mbështetjen e kërkuar medicinale, teknike e logjistike, presidenti kosovar tha se i është premtuar nga homologu turk.

Por, një gjë e tillë nuk po pritet mirë nga disa kosovarë. Veçanërisht, kundërshti është shprehur nga disa kosovarë që jetojnë në shtetet përëndimore.

Një përfaqësuese e këtij komuniteti, e ndodhur diku në ShBA, Arbana Xharra, ka dalë kundër kësaj ndihme. Ish-gazetarja dhe ish-analistja ka thënë se as në këto momente të vështira nuk na duhet ndima e Turqisë.

“Më parë pranojë të më bie Coronavirusi sesa të përdorë respiratorë nga Turqia”, e ka thënë në mënyrë të prerë Xharra.

Xharra në vazhdimësi është polarizuar me shtetin Turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit