10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arabia Saudite refuzon zyrtarisht vendin në KS

Më të lexuarat

Arabia Saudite ka informuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, se nuk do ta marrë vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë, duke i hapur rrugën Jordanisë të zërë vendin tradicional arab në trupën më të fuqishme të OKB-së.

Përpara letrës së të martës, nga ambasadori i Arabisë Saudite në OKB, Abdallah Al-Moualimi, për Sekretarin e Përgjithshëm, nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për OKB-në mbi vendimin e sauditëve.

Shumë diplomatë dhe zyrtarë të OKB-së thanë se njoftimi formal ishte esencial për Asamblenë e Përgjithshme, për të zgjedhur një kandidat tjetër.

Arabia Saudite shokoi botën diplomatike me njoftimin e paprecedent, duke refuzuar vendin në KS, më pak se 24 orë pasi ishte zgjedhur më 17 tetor.

Ministria e Jashtme akuzoi Këshillin e Sigurisë se kishte dështuar t’i jepte fund konflikteve siriane dhe izraelito-palestineze, dhe në thirrjen e një konference për krijimin e zonës së Lindjes së Mesme të lirë nga armët e shkatërrimit në masë.

Pas njoftimit të sauditëve, kombet arabe dhe shtetet e tjera nxitën Arabinë Saudite të mbante vendin e tij, por javën e kaluar u bë thuajse e qartë se qeveria ishte e vendosur në refuzimin e saj, ndaj dhe tashmë vendi do t’i kalojë Jordanisë.

Ministria e Informacionit të Jordanisë tha gjatë së hënës se mbretëria është e etur për të marrë vendin në Këshillin e Sigurisë. Zgjedhja e Jordanisë, që kërkon 2/3-tat e Asamblesë prej 193 anëtarësh, është tashmë pothuajse e sigurt.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit