6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arabia Saudite i bënë thirrje SHBA-ve për ta tërhequr vendimin për Jeruzalemin

Më të lexuarat

Arabia Saudite të shtunën i bëri thirrje administratës amerikane të tërhiqet nga një vendim i kohëve të fundit për të lëvizur Ambasadën e SHBA në Jeruzalem.

Ministri i Jashtëm Saudit Adel Al-Jubeir tha: “Qeveria ime i bën thirrje administratës amerikane të tërheq vendimin e saj dhe të mbështesë vullnetin ndërkombëtar për t’i mundësuar popullit palestinez të rifitojë të drejtat e tyre legjitime. Ky vendim përfaqëson një tërheqje nga përpjekja për të çuar përpara procesin e paqes dhe një përçarje të pozitës amerikane “.

Al-Jubeir, në një takim të ministrave të jashtëm arabë në Kajro, shtoi: “Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intensifikojë përpjekjet e saj për të shtyrë përpara procesin e paqes në mënyrë që t’i japë fund këtij konflikti historik brenda kornizës së një forme të përhershme, të drejtë dhe gjithëpërfshirës bazuar në rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe Iniciativën Arabe të Paqes për t’u mundësuar popullit palestinez të rivendosë të drejtat e tyre legjitime në një shtet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij dhe për të vendosur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe botës në përgjithësi “.
Takimi i Ligës Arabe, që mbledh së bashku ministrat e jashtëm nga shtetet anëtare, po zhvillohet ndërsa protestat vazhduan për të tretin ditë rresht në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump mbi Jeruzalemin dhe qëllimi i tij për të lëvizur atje ambasadën amerikane, shkaktoi denoncime nga e gjithë bota, madje me aleatë të ngushtë duke sugjeruar se ai me këtë vendim kishte shkaktuar më shumë konflikte në një rajon tashmë të dhunshëm./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit