7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arabi Saudite – Vëllai më i vogël i Mbretit Salman lë Londrën dhe kthehet në Riad

Më të lexuarat

Princi Ahmed bin Abdulaziz al-Saud, vëllai më i vogël i Mbretit Salman të Arabisë Saudite, është kthyer nga Londra në Riad pas krizës së lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll…

 

Princi Ahmed bin Abdulaziz al-Saud, vëllai më i vogël i Mbretit Salman të Arabisë Saudite, është kthyer nga Londra në Riad pas krizës së lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll.

Sipas një lajmi të ditores amerikane “The New Jork Times”, ende jo zyrtarisht i konfirmuar nga autoritetet saudite, Princi Ahmed, vëllai i fundit (nga e njëjta nënë) në jetë i Mbretit Salman, u ka dhënë fund pushimeve të pensionit në Londër dhe është kthyer në Riad.

Gazeta njujorkeze vlerëson se kthimi i Princit Ahmed mund të jetë një lëvizje për të ekuilibruar pushtetin e djalit të Mbretit Salman, Princi i Kurorës Mohammad bin Salman, i cili është në shënjestër të reagimeve ndërkombëtare për rolin e tij të mundshëm në vrasjen e Khashoggit.

Më i vogli ndër 7 djemtë e Mbretit Abdulaziz nga bashkëshortja Hussa bint Ahmed al-Sudairi dhe i vetmi që s’është ulur ndonjëherë në fronin saudit, Princi Ahmed konsiderohet si një figurë me peshë në Familjen Mbretërore Saudite.

Realisht, sipas traditës trashëgimore saudite, vëllai i radhës së mbretit duhej të ishte edhe princi i kurorës së këtij vendi, por Mbreti Salman e prishi këtë traditë për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite duke shpallur trashëgimtar të fronit djalin e tij, Princin Mohammad.

Me kurorëzimin e babait të tij mbret në një moshë relativisht të thyer, princi i kurorës saudite u transformua në drejtuesin e vetëm faktik të Mbretërisë.

Kurse 76-vjeçari Ahmed bin Abdulaziz, princ që më herët ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ishte duke kaluar pushimet e pensionit në Londër.

Prokuroria e Stambollit deklaroi një ditë më parë (31 tetor) se analisti saudit i gazetës amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, është vrarë duke u mbytur sapo ka hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll dhe pastaj trupi i viktimës është copëtuar e zhdukur, sipas një plani të përgatitur më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit