10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arabi Saudite – Policia përgënjeshtron zërat për grusht shteti: Rrëzuam një dron të paautorizuar

Më të lexuarat

Një zëdhënës i Policisë Saudite ka përgënjeshtruar pretendimet për grusht shteti duke bërë me dije se gjithçka kishte të bënte me një dron, i cili i ishte afruar Pallatit Mbretëror më shumë se kufiri i lejuar dhe në mënyrë të paautorizuar…

 

Një mjet ajror i telekomanduar (dron) lodër është diktuar në një pikë kontrolli në lagjen “Khozama” të kryeqytetit Riad, ku ndodhet edhe Pallati Mbretëror i Arabisë Saudite.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr menjëherë duke rrëzuar dronin në fjalë.

Zhurma e armëve përreth Pallatit Mbretëror solli me vete edhe pretendimet për një grusht shteti.

Por një zëdhënës i Policisë Saudite bëri me dije se gjithçka kishte të bënte me një mjet ajror të telekomanduar, i cili ishte afruar Pallatit Mbretëror më shumë se kufiri i lejuar dhe në mënyrë të paautorizuar, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë zërat për një puç ushtarak.

Mësohet se Mbreti Salman s’ndodhej në Pallat gjatë incidentit, pasi kishte shkuar në fermën e tij në Diriyah, një qytet në veriperëndim të Riadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit