20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arabët e Emirateve blejnë bujqësinë dhe blektorinë serbe: synimi, lider në tregun europian

Më të lexuarat

Arabët e Emirateve e blenë përfundimisht bujqësinë serbe, përfaqsuar nga Korporata Bujqësore e Beogradit Eshtë kompania Al Dahra që firmosi 105 milionë euro për të marrë rrjetin e industrisë bujqësore serbe.

Ministri i Ekonomisë Dragan Stevanoviç, tha se ky është një fillim i ri për kompaninë PKB, e njëherësh dhe për Serbinë.

Ai kujtoi se Al Dahra ofroi pak më shumë se 105 milionë euro për pronën e paluajtshme të PKB, d.m.th tokën, objektet, pajisjet dhe makineritë e nevojshme për procesin e prodhimit dhe se Serbia do të shtonte më shumë se 17 milionë euro për pronën “e ndryshueshme” – tufat dhe kullotat që pronari i ri do të marrë përsipër.

Bashkëthemeluesi i Al Dahra Holding Khadim, Abdul Al Darei, tha se përfaqësuesit e kësaj kompanie njohin rëndësinë e PKB për Serbinë dhe qytetarët dhe premtoi se kjo kompani do të jetë tre herë më e mirë se ajo që është sot.

Gjithashtu njoftohet se Al Dahra do të investojë 30 milionë euro në tre vitet e ardhshme në përmirësimin e biznesit të Korporatës PKB, zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të ujitjes dhe modernizimin e kapaciteteve të prodhimit të qumështit.

Përveç kësaj, Al Dahra planifikon të investojë 15 milionë euro shtesë në optimizimin e biznesit të PKB dhe kapacitetit të saj për të arritur rendiment më të lartë dhe një nivel më të lartë të kualitetit të qumështit.

“Përfshirja e PKB në portofolin tonë ekzistues e forcon pozitën e Al Dahra në Serbi dhe praninë tonë rajonale në Evropë. Në të njëjtën kohë, ky investim po plotëson strategjinë tonë të integrimit vertikal, duke i dhënë grupit mundësinë për të zhvilluar më tej biznesin e saj në prodhimin bujqësor, qumështor dhe blegtoral”, tha Al Darei. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit