10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Aq shumë ushqim hudhet sa nga ai dikush mund të ha shumë mirë (VIDEO)

Më të lexuarat

Rob Greenfield ka vendosur që të tërheqë vëmendjen për sasinë e madhe të ushqimit që përfundon në mbeturina.
27-vjeçari nga San Diego e ka bërë këtë në mënyrë shumë interesante – ai ka udhëtuar për shtatë ditë nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve dhe është ushqyer nga mbetjet e ushqimit që janë hedhur në mbeturina.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, Greenfield secilën ditë në tryezën e tij ka pasur pemë dhe perime të freskëta, brumëra dhe ushqim tjetër në vlerë deri në 200 dollarë, ndërsa për t’u ushqyer nuk ka paguar asgjë.

Ushqimin e ka marrë kryesisht nga kontejnerët pranë tregjeve të mëdha dhe restoranteve, ndërsa qëllimi i tij ka qenë që të tregojë sa shumë ushqim hidhet pa nevojë, prandaj njerëzit duhet vetëdijesuar që të kenë kujdes në këtë drejtim.

“Unë nuk e kam për qëllim që t’i nxis njerëzit të bëjnë këtë që bëra unë, por të kenë kujdes dhe të mos e hedhin ushqimin”, ka shpjeguar Greenfield.

Brenda një viti, amerikanët mesatarisht hedhin ushqim në vlerë prej 165 milionë dollarësh. /Telegrafi/

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/8FzyFfNFxQs” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit