13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Apple sjellë hartën 3D

Më të lexuarat

Shumë shpejtë përdoruesit e Google-Map mund ti thonë lamtumirë këti aplikacioni sepse, iOS do vijë me hartën 3D.

Apple pritet që të riorganizojëaplikacionin e vet Maps në përditësimin e ardhshëm madhor të sistemit të vet operativ për celularë, iOS, duke u larguar nga shërbimi Google Maps për të ofruar zgjidhjen e vet që do të ofrojë teknologjinë e paraqitjes në 3D të fotografive reale, shkruan “PC World Albania”.

Duke cituar burime anonime, me versionin e ri të Maps, John Paczkowski nga All Things D raportoi gjatë ditës së sotme që veçoria e re pritet të zublohet në Konferencën vjetore Mbarëbotërore për Zhvillues të Apple, e cila pritet të mbahet nga 11 deri më 15 qershor në San Francisko të Kalifornisë. 

Maps i ri pritet të dalë në një paraqitje që pritet të bëhet gjatë kësaj ngjarje.

“Burimet e përshkruajnë aplikacionin e ri Maps si një sukses të disponueshëm të iOS që do të, në fjalë të njërit, ‘shkund kokën tuaj,’” shkroi Paczkowski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit