Apple sjell nesër gjeneratën e re të iPhone-ve

0
27

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple do të prezantojë modelet e ardhshme të iPhone-ve ditën e nesërme, 12 shtator. Veç, iPhoneve priten edhe pajisje të tjera duke përfshirë një Smart Watch të ri të Apple.

Eventi do të mbahet në Teatrin Steve Jobs në mjediset e Apple Park në Cupertino.

Kompania ka ftuar mediat të marrin pjesë, por gjithashtu do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë online në mënyrë që njerëz nga e gjithë bota të kenë mundësi të ndjekin eventin në kohë reale.

Kështu, eventi i Apple do të jetë i disponueshëm për t’u parë online në faqen zyrtare të kompanisë në internet ose me anë të aplikacionit Apple Tv. Pritet që prezantimi të zgjasë rreth dy orë. Veç kësaj, eventin mund ta ndiqni edhe në Twitter nën hashtagun #AppleEvent.

Në qoftë se do doni që ta shikoni prezantimin nga një shfletues, mirë do ishte që të përdorni Safari në një iPhone, iPad, ose në një iPod Touch që operon me iOS 10 e sipër. Sa i përket përdoruesve me sistem operimi Windows mund ta ndjekin nëse kanë të instaluar sistemin Windows 10 duke përdorur Microsoft Edge.

Platformat e tjera mund të kenë akses në transmetimin online duke përdorur versionet e fundit të Chrome ose Firefox (MSE, H.264 dhe AAC të kërkuara).