7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Apple me tre iPad të reja për 2017

Më të lexuarat

Në një raport të ri thuhet se kompania Apple do të përditësojë modelin iPad Pro 9.7-inç dhe 12.9-inç në muajin mars të vitit të ardhshëm, si dhe se në të njëjtën kohë do të lansojë edhe modelin e ri iPad 10.9-inç.

Sipas analistëve të Barclays, iPad i ardhshëm 10.9-inç do të jetë me madhësi të njëjtë sikur iPad 9.7-inç sa i përket dimensioneve fizike, transmeton Koha.net.

iPad “Pro” 9.7-inç i ardhshëm në anën tjetër mund të jetë një zhgënjim i madh duke marrë parasysh se do të vijë me specifika të kategorisë së mesme dhe se ai pritet të pozicionohet mbi modelin iPad Mini, i cili llogaritet si model “i përballueshëm”, transmeton Koha.net. Duke folur për iPad Mini, në këtë raport thuhet se ky model nuk do të përditësohet në fillim të vitit 2017. Kjo mund të nënkuptojë se iPad Mini i ri mund të lansohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ndoshta së bashku me modelet iPhone 8.

iPad më i madh 12.9-inç pritet të pësojë përmirësime të rëndësishme, të tilla si ekrani True Tone të cilin e posedon modeli aktual iPad Pro 9.7-inç, si dhe pjesët tjera harduerike të ngjashme. Po ashtu, mund të vijë me më procesor SoC më të fuqishëm, edhe pse në raport nuk përmendet asgjë në lidhje me specifikat e këtij tableti.

Modelet e reja iPad 10.9-inç, iPad “Pro” 9.7-inç dhe iPad Pro 12.9-inç pritet të lansohen në një ngjarje të veçantë në mars të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit