Apple mban 7,9 për qind të tregut të telefonave

0
34

Sipas të dhënave të reja të kompanisë Gartner, Apple ka shënuar një rritje të dukshme në rritjen e hises së tregut të telefonave mobilë, kështu që tani me 7,9 për qind ka arritur në vendin e tretë pas Nokias dhe Samsungut.

Shitja e gjithëmbarshme e telefonave në tregun global ka rënë për 2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, që ka ndodhur për herë të parë pas çerekut të dytë të vitit 2009. Përveç kësaj, Apple ka arritur të dyfishojë hisen e përgjithshme të tregut për vetëm një vit. Natyrisht, popullariteti i telefonave të mençur është në rritje, ndërsa Apple në rritjen e mëtejme do të mund t’i shkaktonte probleme të mëdha Androidi, sepse Apple ofron vetëm iPhone në disa gjenerata të ndryshme./koha/kohaislame