9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Aplikacionet për iPhone të cilat kurrë nuk do t’i shfrytëzoni

Më të lexuarat

Krijuesit këto vitet e fundit janë dëshmuar mjaft në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për iPhone dhe për secilën situatë. Nuk dini si ta përgatisni pulën? Sa keni vrapuar? Ku e keni automobilin? Si ta zbukuroni pemën e Vitit të Ri? Sa kilogramë keni humbur?

Për secilën nga këto pyetje ekziston aplikacioni i cili jo vetëm që do t’u përgjigjet në to, por do t’ju jap edhe më shumë se sa një përgjigje të thjeshtë. Por çdo vit me dhjetëra aplikacione të krijuara për iPhone nuk mund të gjejnë vendin në “App Store”, e pra as në telefon, ndërsa “Apple” shpesh nuk ofron asnjë sqarim konkret se pse e kanë ndaluar aplikacionin.

Në vazhdim do të paraqesim disa aplikacione të cilat edhe pse janë krijuar ato kurrë nuk do të mund t’i shfrytëzoni.

Tawkon
Këtë aplikacion e ndaloi, siç thonë, personalisht Steve Jobs. Aplikacionin “Tawkon” e krijuan zhvilluesit izraelitë dhe me ndihmën e saj përdoruesit kanë mundur të masin sasinë e rrezatimin të cilën e liron iPhone i tyre.
Aplikacioni është krijuar pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë celularët i vendosi në listën e pajisjeve të rrezikshme dhe që mund të ndikojnë në paraqitjen e kancerit.

Swearport
Ky është emërtimi i portalit i cili e fitoi edhe aplikacionin me emrin e njëjtë me ndihmën e të cilës përdoruesit mund të mësojnë të shajnë në pesëdhjetë gjuhë. Që aplikacioni është ndaluar, pronarët kanë publikuar në portal, ndërsa si arsye e përmenden përmbajtjen fyese. Aplikacioni përmbante 1.600 sharje.

Beauty Meter
Përdoruesit e këtij aplikacioni kanë mund t’i vendosni fotografitë e tyre në mënyrë që përdoruesit tjerë t’i vlerësojnë me notat nga një deri në pesë në kategoritë: fytyra, trupi dhe rrobat.

Aplikacioni është bërë problematik kur në një portal është publikuar recensioni i aplikacionit dhe është zbuluar se është vendosur fotografia e një të miture e cila është shikuar dhe vlerësuar mbi pesë mijë herë, kështu që në të njëjtën ditë është larguar nga “App Store”.

I Am Rich
Këtë aplikacion shumica e konsideruan aplikacionin “më budallaqe” të krijuara deri më tani. Aplikacioni “I Am Rich” ishte përbërë nga vetëm diamanti i kuq që ndriçonte në ekran të iPhone-t dhe ka qenë në plotëkuptimin e fjalë plotësisht i panevojshëm.
Qëllimi i saj kryesor ka qenë që pronarët nëpërmjet saj të tregojnë që janë të pasur. Aplikacioni në “App Store” është paraqitur në vitin 2008, për çmimin prej 999.99 dollarë.

“Apple” në fillim e lejoi, por shumë shpejt e largoi, por ajo që është e çuditshme është që ky aplikacion në kohën kur ishte në dispozicion është shitur madje tetë herë, gjashtë herë në Amerikë dhe dy herë në Evropë. Zhvilluesve të saj u solli fitimin prej 5.600 dollarë, ndërsa “Apple-s” 2.400 dollarë.

WikiLeaks App
Ky aplikacion jozyrtar, “WikiLeaks” “mbijetoi” vetëm tri ditë në “App Store”, ndërsa gjatë kësaj periudhë atë e shkarkuan diçka më shumë se katër mijë njerëz. Aplikacioni përdoruesve u ofronte mundësinë e qasjes në “feed-in” e “WikiLeaks-it” në “Twitter” dhe në faqet që posedonin të gjitha dokumentet zyrtare të cilat “WikiLeaks” i kishte publikuar.

Çmimi i këtij aplikacioni ka qenë 1.99 dollarë, ndërsa është larguar për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, edhe pse zhvilluesi i saj tha se gjysma e parave nga shkarkimi i aplikacionit shkojnë në “WikiLeaks”.

My Shoe
Të gjithë e kujtojnë gazetarin iranianë i cili me këpucë në konferencën për shtyp e kishte gjuajtur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush-in.

Ky incident e fitoi edhe aplikacionin e tij, atë “My Shoe” të cilën e krijuan zhvilluesit nga Pakistani. Por fama e këtij aplikacioni zgjati shumë shkurt, pasi që “Apple” i lajmëroi krijuesit e saj që ky aplikacion nuk do të shitet në “App Store” pasi që i lëndon personat publik.

Freedom Time
Aplikacioni “Freedom Time” është paraqitur jo shumë gjatë pasi që presidenti amerikan, Barack Obama, fitoi në zgjedhje. Aplikacioni në fakt numëronte ditët dhe orët deri në momentin kur Obama do të merrte udhëheqjen e Amerikës, që shumë amerikanë të cilët ishin kundër politikës së presidentit të atëhershëm, George W. Bush-it, e përjetuan si liri.

Megjithatë, “Apple” refuzoi ta vendos këtë në “App Store”, ndërsa krijuesve të saj iu kthye përgjigja nga vetë Steve Jobs dhe e cila thoshte: “Edhe pse pikëpamjet e mia politike anojnë kah demokratët, ky aplikacion fyen gjysmën e përdoruesve tanë. Vërtetë nuk ka kuptim kjo gjë”.

PostSecret
Kjo ka qenë njëra nga aplikacionet më të suksesshme në “App Store”, por krijuesi i saj e largoi vetë. Qëllimi i aplikacionit ishte që përdoruesit ndërmjet vetes mund t’i shkëmbejnë sekretet dhe për pesë muaj, sa ka qëndruar në “App Store”, përdoruesit ndërmjet vetes kanë shkëmbyer dy milionë të fshehta.
Bëhej fjalë për gjëra private të secilit përdorues, por shumë shpejt disa përdorues kanë filluar që sekretet e zbuluara t’i keqpërdorin dhe t’i kërcënojnë përdoruesit se ato do t’ua zbulojnë të gjithëve, kështu që në fund në tërë këtë tregim është përfshirë edhe FBI. Pas skandalit të krijuar ky aplikacion është zhdukur nga “App Store” /mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit