4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

APKE vendos Turqinë në procesin e monitorimit

Më të lexuarat

Asambleja Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE), ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet që Turqia të vendoset në procesin e monitorimit

PARIS (AA) – Asambleja Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE), ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet që Turqia të vendoset në procesin e monitorimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë parlamentare është diskutuar mbi raportin me temë “Funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi” dhe është kryer votimi për projekt-rezolutën.

Vendosja e Turqisë në procesin e monitorimit është miratuar me 113 vota pro, 45 kundër dhe 12 abstenim.

Në raportin e përgatitur nga raportueset e APKE-së për Turqinë estonezja Marianne Mikko dhe norvegjezja Ingebjorg Godskesen kritikohen kryesisht vendimi i marrë dhe zbatueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Turqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO dhe pretendohet se “është cenuar funksionimi i institucioneve demokratike”.

Ndërsa në deklaratën kundërshtuese në lidhje me raportin e përgatitur nga kryesuesi i delegacionit turk në APKE dhe deputeti i partisë AK në qytetin Adana Talip Küçükcan thuhet se raporti dhe projekt-rezoluta është me gabime, se është treguar një qajse diskriminuese kundër Turqisë dhe se në rast të miratimit të rezolutës APKE do të humbasë vlerën e saj në opinionin publik turk.

Duke vënë në dukje se AKPE duhet të jetë përkrah Turqisë në luftën e saj kundër terrorizmit, Küçükcan ka theksuar se vendi po lufton me organizata të panumërta terroriste kryesisht si FETO, PKK dhe DEASH dhe se zbatueshmëritë e vendosura janë kundër këtyre kërcënimeve.

Ndërsa në shtojcat e fundit të projekt-rezolutës thuhet se “nëse në Turqi rivendoset sërish dënimi me vdekje kjo është e papranueshme me anëtarësimin e Turqisë në Këshillin e Evropës dhe gjithashtu kërkohet që Komisioni i Lartë Zgjedhor të shqyrtojë me kuptimin e plotë të gjitha kundërshtimet e bëra në lidhje me referendumin popullor të mbajtur për sistemin qeverisës presidencial”.

Në projekt-rezolutën e miratuar në votimin e kryer pas shqyrtimit, për Turqinë janë dhënë rekomandime të ndryshme si dhe është theksuar se për vazhdimin e bashkëpunimit mes AKPE-së dhe Turqisë duhet të zbatohen këto rekomandime.

Ndërsa në vendim është kërkuar që gjendja e jashtëzakonshme të hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Turqia do të vazhdojë të jetë një pjesë e Evropës”
Kryesuesi i delegacionit turk në APKE dhe deputeti i partisë AK në qytetin Adana Talip Küçükcan në një fjalim në seancë tha se “Turqia është një pjesë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Evropës”.

Pasi ka vënë në dukje se që nga zgjedhjet e 7 qershorit e deri më tani në Turqi janë vrarë 750 qytetarë duke mbrojtur demokracinë dhe se më shumë se 900 forca të sigurisë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur sigurinë e Turqisë dhe Evropës Küçükcan, ka vazhduar më tej:

“Edhe ju do të merrnit masa të ndryshme nëse DEASH apo ndonjë organizatë tjetër terroriste do të sulmonte qytetet, fshatrat tuaja, dhe nëse do të vriste fëmijët, apo bashkëshortet tuaja. Ju do të përpiqeshit të merrnit masa të sigurisë shumë të forta nëse dikush do të sulmonte parlamentin tuaj ashtu siç ka ndodhur në Turqi. Kjo është ajo që ne bëjmë dhe që do të vazhdojmë të bëjmë në Turqi”.

Më tej Küçükcan tha se “Turqia punon bashkë me Këshillin e Evropës dhe do të mund të jemi të suksesshëm nëse arrijmë të zhvillojmë një dialog kontruktiv”. Ai tha se do të veprojnë në kuadër të ligjit.

Duke vënë theksin se rifillimi i procesit të monitorimit do të jetë një hap i papjekur i Këshillit të Evropës dhe i hedhur para kohe, Küçükcan tha se “Nuk do të ketë një hap në drejtimin për rihapjen e procesit të monitorimit për Turqinë. Ky do të jetë një hap që do të dëmtojë marrëdhëniet”.

Ndërsa deputeti i AK Partisë për qytetin Sakarya, Şaban Dişli, tha se raporti bashkon shumë ide të njëanshme dhe se nuk ka nevojë të shikohen në raport përcaktimet dhe vlerësimet e vërteta.

Gjithashtu theksuar se “janë të pabaza pretendimet për shkeljen e të drejtave të njeriut” gjatë akteve terroriste në juglindje, Dişli tha se të gjitha masat e marra janë në përputhje me parimet e shtetit ligjor dhe pajtueshmërinë me detyrimet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit