6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

APELI/ Komuniteti Mysliman: Fushata zgjedhore në muaj të shenjtë, mos nëpërkëmbni vlerat e Ramazanit

Më të lexuarat

Ylli Gura, myftiu i Tiranës në një dalje për mediat reagoi në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, e cila i dha fund situatës së ndërlikuar politike në vend. Ai u shpreh se komiteti Mysliman i Tiranës përshëndet arritjen e marrëveshjes, ndërsa bëri thirrje për maturi në zgjedhje.

“Bëjmë kërkesë për një proces të rregullt, për maturi, proces të lirë dhe të sigurt

I drejtohemi klasës politike që përgjatë muajit të Ramazanit të jenë të kujdesshëm dhe të matur. E drejta e votës për ata që do të marrin përgjegjësinë e integrimit të vendit tonë është sa historike aq qytetare ndaj ne apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me faktin se data e zgjedhjeve përkon me ditën e Fiter Bajramit, Gurra u shpreh se kjo nuk është diçka tendencioze dhe se nuk ka arsye për konflikt.

“Zgjedhjet dhe Bajrami në një ditë nuk ka arsye për ndonjë situatë tendencioze”, tha ai.

Deklarata e Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra

“Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë të dielën e 25 qershorit 2017. E caktuar kjo në të njëjtën datë me ditën e zgjedhjeve, të cilat ne komuniteti fetar, të gjithë qytetarët do të japim mesazhin tonë përmes sjelljes në udhëheqësinë e vendit të një klase të caktuar politike.

Ndjejmë detyrimin që atmosferën e pararamazit, 27 maj, dhe gjithë muajin e Ramazit që përkon me fushatën zgjedhore, bëjmë thirrje, kërkojmë nga çdo besimtar të jenë të kthjellët dhe të përkushtuar në devotshmëri për përcjelljen e muajit të Ramazanit ashtu siç i ka hije çdo myslimani.

I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikative brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbin e vlerave të Ramazanit.

E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë.

I bëjmë thirrje agjëruesve që të jenë të kthjellët në muajin e tyre të begatë si dhe të vendosin lirshëm dhe në mënyrë të plotë, me vullnet të lirë, se cilët duhet ta drejtojnë apo jo shtetin dhe kombin tonë në këto momente”.

ma.me

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit