13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Apeli i ish përfaqësuesit të lartë të LPK-së: Pështyni femrat me mbulesë! (Foto)

Më të lexuarat

Ish përfaqësuesi i lartë i LPK-së në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, ka bë një apel kundër femrave me mbulesë.

“Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni, sepse ato po na e përçmojne dhe rrezikojne identitetin tonë etnik me agresivitetin e tyre muhamedano-vehabist, të manifestuar përmes uniformës “shami”, “burka”, “ferexhe”!

Në Kuran nuk ekziston përcaktim obligues për të mbuluar femrat kokën dhe fytyrën. Përse atëherë këto mercenare të shpifura të islamit fashistoid (vehabi) duhet të mirëkuptohen e tolerohen në trojet tona etnike?!”, ka shkruar Kelmendi, ndryshe njeri i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ofendimet e tij në adresë të femrave me mbulesë nuk kanë përfunduar me kaq, transmeton Gazeta Lajm.

Ai ka vazhduar me ofendim dhe sharje duke thënë: “Edhe zgërdhirja e tyre gjatë fotografimit dëshmon se ato nuk bartin “shamija” për shkak të bindjes fetare, por pse janë mercenare të islamit fashistoit; Muhamedi i ka ndaluar shfaqjen e njerëzve përmes fotografive, skulpturave…”

Edhe më shumë përçmim, përbuzje, pështymje mashkujve shqipfolës, që bartin mjekrra e veshje “muhamedane”!

Atdheu dhe liria duhet të mbrohen kurdoherë, nga secili agresivitet kulturor e fizik!

Ndërgjegjësim, guxim e veprim SHQIPTAR kundër këtij agresiviteti, në vend të durimit e indiferencës, meqë ky agresivitet mund të merr përmasa barbare, me pasoja akoma më të mëdha, se këto që po na i shkakton tani”, ka shkruar Kelmendi.

 

Kjo tregon edhe niher se çfarë urrejtje patologjike ka ky njeri karshi Muslimanëve shqiptar dhe si ndjell urrejtje. Kur do të marrin masa institucionet karshi këtij personi që bënë thirrje natë e ditë, hapur në media për mos durim kombëtar e fetar! 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit