20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Apeli i ambasadorit turk në Shqipëri: Larg shkollave të organiztaës terroriste FETO

Më të lexuarat

Ambasada e Republikës së Turqisë përkujtoi këtë të shtunë 1-vjetorin e “Dita e fitores së demokracisë dhe përkujtimit të dëshmorëve”.

Në një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nën kujdesin e Ambasadës Turke dhe TIKA, në Tiranë u organizua një ceremoni madhështore për të përkujtuar ata që sakrifikuan jetën. Në Pallatin e Kongreseve u mblodhën mijëra qytetarë turq dhe shqiptare si dhe merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendit, si ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, drejtues të Bashkisë së Tiranës, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe shumë qytetarë të ardhur nga gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Hydayet Bayraktar, ky ishte një nga momentet më të vështira në Turqi, por sipas tij populli ishte në gjendje të reagonte me forcë.

“…Pasues terroristë të Organizatës Terroriste FETO, të veshur me uniforma që kishin depërtuar fshehurazi prej vitesh në Forcat e Armatosura Turke, në mënyrën më të egër dhe më kriminale sulmuan shtetasit e pafajshëm me synimin për të eliminuar strukturën kushtetuese demokratike të Republikës së Turqisë dhe për të vendosur sundimin e dhunshëm dhe oligarkik të FETO-s... “, theksoi Bayraktar.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë shtoi më tej se:
Për të gjithë ju është e ditur dashuria e sinqertë e Turqisë, popullit turk dhe para së gjithash e presidentit Rexhep Taip Erdoan për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pastrimi i Shqipërisë nga kjo organizatë para së gjithash është në të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse e themi që duhet shkatërruar kjo organizatë në vendin tuaj, e themi këtë që mos t’i ndodhin Shqipërisë ato që përjetuam ne, sepse organizata është e njëjtë, funksionimi është i njëjtë. Ne të gjithë së bashku ishim dëshmitarë më 15 korrik, arma shkrepi zjarr në Turqi, kush mund të garantojë se e njëjta armë nuk do të shkrepë zjarr në Shqipëri”, tha Bayraktar.

I ftuar ishte dhe një prej 1.500 veteranëve të 15 korrikut, ish-kampioni i karatesë, Ismet Dogan, i cili e nisi fjalën e tij me një përshëndetje në shqip:…

Në tentativë për të ndaluar organizatorët e grushtit të shtetit nga organizta terroriste FETO mbeti i plagosur, duke i dhënë fund dhe karrierës së tij.

E pash në sy dhe i thash, a e qëllon myslimani myslimanin? Dhe ai nuk u përgjigj. Në ato momente atij i mbërriti një njoftim në radio ku i thuhej që mos i harxhoni fishekët kot, çdo fishek për një person. Ata menduan se ne do të zmbrapseshim, por ne nuk kishim më frikë nga vdekja. Ata u ulën në gjunjë, morën pozicionin e zjarrit dhe na qëlluan me automatik. Në ato momente ndjeva një dhimbje në këmbën e majtë, të cilën plumbi e tejkaloi dhe dëmtoi edhe këmbën tjetër”, tha Dogan.

Por, Dogan e mbyll rrëfimin e tij duke thënë se asnjëherë nuk është penduar për atë çfarë ka bërë, pasi detyra e çdo qytetari është të mbrojë me dinjitet atdheun e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit