4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Apel për mosbindje civile ndaj regjimit ushtarak të Egjiptit

Më të lexuarat

Me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë të revolucionit të 25 janarit në Egjipt, kryesia e Këshillit Revolucionar u ka bërë thirrje qytetarëve të Egjiptit të shpallin mosbindje civile në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi regjimin ushtarak të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për Këshillin të themeluar nga opozitarët egjiptian në diasporë, të cilët mbrëmë në Stamboll mbajtën një konferencë për mediat ku morën pjesë ish-deputetë dhe zyrtarë të Egjiptit.

Në apelin e Këshillit i bëhet thirrje popullit të Egjiptit tu bashkohet grupeve të cilat protestojnë qetë në sheshet e qytetit kundër regjimit aktual dhe kundër grusht shtetit me të cilin erdhi nën pushtet.

Kryetari i Këshillit, Meha Azzam për AA deklaroi se çdo lloj marrëveshjeje politike me regjimin ushtarak do ta legjitimojë diktaturën, për të shtuar se një revolucion i ri është e vetmja mënyrë për të luftuar “regjimin puçist”.

“Mosbindja civile është një formë e revolucionit dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e revolucionit të 25 janarit. Kjo është e vetmja mënyrë efektive kur kemi parasysh superioritetin ushtarak të udhëheqjes politike të vendit”, tha Azzam.

Në korrikut të vitit 2013 me anë të një grusht shteti ushtarak u rrëzua presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, në vend të të cilit erdhi kreu i ushtrisë i cili është president aktual i vendit, Abdel Fattah al-Sisi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit