7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

APARATURË SHTESË SHËNDETËSORE NË FERIZAJ

Më të lexuarat

Laboratori i punktit shëndetësor në Greme të Ferizajt  është kompletuar të premten me një aparat  hematologjik për analiza laboratorike, donacion ky i ardhur nga CARITAS-i i Luksmeburgut. Banorët e këtij fshati më të madh të Ferizajt por edhe të fshatrave përreth, tani e tutje do të kenë mundësinë që analizat laboratorike t’i kryejnë në ambulancën e tyre, duke shmangur kështu udhëtimin për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Përfaqësuesi i Caritasit të Luksmeburgut, Gerard Fisher, ka thënë se ky donacion është një ndihmesë e vogël në krahasim me numrin e madh të banorëve që ka ky fshat.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast, ka falënderuar edhe Caritas-in e Luksemburgut që vazhdimisht po e ndihmon komunën e Ferizajt në projekte të shumta.

Ai ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur nga donacioni i ofruar ngase tani do të jetë në funksion të banorëve të fshatit Greme dhe fshatrave tjera për rreth. “Përkushtimi jonë është që të kompletojnë infrastrukturën e plotë bazike dhe ju e dini se ne jemi në kompletim të asaj infrastrukture me qendrën emergjente të mjekësisë primar. Po ashtu, përkushtimi jonë është që të sigurojmë sa më shumë pajisje teknologji moderne që praktikisht hap rrugën, perspektivën që shërbimi ndaj pacientëve do të jetë në nivel edhe më të lartë”, ka thënë kryetari Aliu, ndërsa ka falënderuar edhe stafin e Qendrave të Mjekësisë Familjare për shërbimet që po i kryejnë ndaj pacientëve. “Unë ndihem krenar për faktin që ofrohen këto shërbime cilësore, ne do të jemi bashkë me juve në mënyrë që edhe në të ardhme këto shërbime të ngrihen edhe më shumë dhe ne do të ju përkrahim për çfarëdo që keni nevojë”, ka theksuar kryetari Aliu.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka theksuar se aparati hematologjik ka një vlerë shumë të madhe. “Ndihma e Caritasit ka ardhur në kohën më të duhur të mundshme kur po përpiqemi që këtë vend ta bëjmë me infrastrukturë të mirë përcjellëse”, ka thënë drejtori Hyseni.

Bëhet e ditur se vlera e aparatit hemtaologjik kap shumën mbi 6 mijë euro.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit