11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Anulohet festimi i Vitit të Ri në Sanxhak: paratë e donacioneve shkojnë për jetimët

Më të lexuarat

Në qytetet e rajonit të Sanxhakut nuk do të ketë organizim të Vitit të Ri, festime dhe koncerte në sheshe dhe në të hapur. Vetëqeverisja lokale në komunën e Sanxhakut për herë të dytë me radhë do të alokojë fondet e ndara për festimet publike për qëllime humanitare dhe ndihmë për fëmijët pa prindër.

Për dallim prej qyteteve tjera të Serbisë, qyteti i Novi Pazarit në vend të festimit të Vitit të Ri, me vendim të kryebashkiakut Nihat Bishevac, paratë e mbledhura do t’i alokojë për të mbështetur fëmijët jetimë.

Drejtori i Qendrës Kulturore në Novi Pazar, një institucion i qytetit i përfshirë në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe koncerteve, Husein Memiç tha se do të ndahen rreth 1.5 milion dinarë për fëmijët pa të dy prindërit dhe se kjo do të jetë dhurata më e mirë që ata mund të marrin për Vit të ri.

“Ne shpesh harrojmë për ata që kanë nevojë për ndihmën më urgjente. Ky është një gjest i mirë dhe unë tashmë shoh se shumë qytete tjera po ndjekin shembullin e Novi Pazarit dhe po punojnë sipas të njëjtit parim”, tha Memiç.

Sipas të dhënave të Qendrës për Punë Sociale, 79 fëmijë pa prindër do të marrin një donacion prej 10,000 dinarë (84,4 euro).

Novi Pazari kishte organizuar një aksion të ngjashëm në fund të vitit të kaluar, kur e njëjta sasi e të hollave ishte ndarë për 73 fëmijë.

Festim publik midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit nuk do të jetë as në qytete tjera të Serbisë si Tutin, Sjenica, Priboj dhe Prijepolje, është konfirmuar nga këto vetëqeverisje lokale, për të njejtat arsye. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit