ANTALYA – Mësuesit vullnetarë arsimojnë fëmijët sirianë

0
58

Fëmijët e familjeve siriane të shpërndara në zona të ndryshme në rajonin Serik të Antalyas në Turqisë merren nga shtëpitë e tyre çdo mëngjes dhe kthehen në drekë me një kamionçinë. Nxënësit arsimohen në një shtëpi të improvizuar

Fëmijët sirianë të cilët janë strehuar në Turqi për shkak të luftës në vendlindje dhe të cilët jetojnë me familjet e tyre në rajonin Serik të Antalyas arsimohen nga 8 mësues nga vendi i tyre në një shtëpi të përshtatur në shkollë me burime të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Siriani Mohammed El Hüsen dhe 7 shokët e tij mësues në rajonin Serik ndërmorën një iniciativë për të arsimuar fëmijët sirianë në këtë rajon. Pas disa përpjekjeve mësuesit arritën të përgatisin një shtëpi një katërshe dhe ta përshtatin atë si shkollë.  Mësuesit gjetën mbështetjen edhe të disa donatorëve vullnetarë të cilët ndihmuan mes libra dhe pajisje të tjera.

Fëmijët e familjeve siriane të shpërndara në zona të ndryshme merren nga shtëpitë e tyre çdo mëngjes dhe kthehen në drekë me një kamionçinë. Nxënësit arsimohen në një shtëpi të improvizuar.

Mësuesi i letërsisë Mohammad El Husen, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se më parë fëmijët sirianë kishin shfaqur sjelle negative. Husen duke shpjeguar se mërzitej shumë kur flitej se fëmijët sirianë “kryejnë vjedhje”, tha se “për këtë arsye mendova këtë shkollë, ku më ndihmuan edhe disa shokë”.