7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Anketa e fundit: Lëvizja BESA i afrohet BDI-së

Më të lexuarat

Mbi 50 % e shqiptarëve të Maqedonisë duan të votojnë parti me politikanë të pa korruptuar

Një tjetër anketë e nxjerr Lëvizjen BESA forcë të dytë në taborin politik shqiptar për momentin.

Anketa e publikuar sot nga agjencia M-Prospect, e radhit BESËN menjëherë pas BDI-së, me rejting më të lartë se PDSH-ja dhe partitë e tjera opozitare jashtëparlamentare.

Sipas hulumtimit të zhvilluar në periudhën 7 deri 12 mars të këtij viti vetëm mes qytetarëve shqiptarë, BDI-ja udhëheq me 12,7%, pas saj vjen Besa me 5,9%, e ndjekur nga PDSH-ja me 4%. Lëvizja për Reforma në PDSH gëzon rejting prej 3,6%, RDK 0,6%, PPD-ja 0,5% dhe Uniteti 0,2%. 2,9% e shqiptarëve janë shprehur se do të votojnë për LSDM-në, ndërsa 0,9% për VMRO DPMNE-në.

Akoma mbetet i lartë numri i të papërcaktuarve, gjithsej 30.5%, të cilët akoma nuk e dinë se për kë do të votojnë. 22.9% janë shprehur se nuk do të votojnë asnjërën prej partive të numëruara, ndërsa 14.8% se nuk do të votojnë fare. Gjithashtu, gjysma e të anketuarve ose 50.3% do të votonin për parti pa politikanë të korruptuar, ndërsa pak më shumë se një e katërta e tyre (29.7%) do të votonin për persona të rinj me arsimim të lartë në kuadër të partive ekzistuese.

Kjo është anketa e dytë brenda vetëm pak muajsh që etablon Lëvizjen Besa si lider në kampin opozitar shqiptar, pas anketës së 27 dhjetorit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë, anketa e së cilës nxorri radhitje thuajse identike të forcave politike në bllokun politik shqiptar./Shenja-Tetovasot

sondazhi

sondazhi2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit