“Ankaraja, partner i rëndësishëm strategjik për BE-në”

0
58

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se është e qartë se Ankaraja është një partner i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian (BE).

Në një deklaratë për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Maas tha se Turqia është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me BE-në. Ai tha se vizita që zhvilloi në Turqi është një fillim për këtë.

Në pyetjen nëse ka ndonjë qëllim në Bruksel për t’i dhënë një shtysë të re negociatave për anëtarësimin e Turqisë, ministri Maas theksoi se varet nga zhvillimet në Turqi se si do të formësohen marrëdhëniet në të ardhmen.

“Është e qartë se Ankaraja është një partner i rëndësishëm strategjik për BE-në”, tha ministri gjerman.

Ai ka thënë se me Turqinë duhet të zhvillohen sërish bisedime konstruktive ku në to hapur do të potencohen çështjet kritike dhe se në bisedime aktualisht në plan të parë janë tema si Siria dhe të tjera.

Pasi ka vënë në dukje se këto ditë ka qenë i ngarkuar me të ardhmen e njerëzve në Siri, Maas tha se Rusia këtu është një faktor kryesor, por se edhe Turqia mund të luajë një rol.

“Është e dhimbshme mos parandalimi i katastrofave njerëzore në Siri dhe se po zhvillohen aktivitete të mëdha diplomatike që në Idlib të mos ndodhë një fatkeqësi e madhe”, tha Maas.