6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Anije spiunazhi” para brigjeve të Sirisë?

Më të lexuarat

Këtë fundjavë u bë e njohur që një anije e marinës ushtarake gjermane po qarkullon përpara bregdetit sirian. Qeveria gjermane e quan këtë një aksion rutinë. Opozita mendon se pas kësaj fshihet shumë më tepër.

Sipas gazetës “Bild am Sonntag” luftanija “Oker”, dhe dy të tjera, janë të pajisura me teknikë moderne përgjimi të Shërbimit Sekret Gjerman (BND). Me këtë teknikë nga ujërat e Detit Mesdhe mund të mblidhen informacione nga brendësia e territorit sirian. Këto informacione u jepen partnerëve amerikanë dhe britanike dhe prej tyre kryengritësve sirianë. Sipas të dhënave zyrtare Gjermania nuk është e përfshirë në asnjë lloj mënyre në luftën civile në Siri.

Opozita gjermane, E Majta dhe Partia e Gjelbër, flasin për “anije spiunazhi”. Kurse Ministria e Mbrojtjes thotë se anijet janë “të pajisura me njësi paralajmëruese, telekomunikimi dhe zbulimi.”
Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Stefan Paris në këtë rast nuk është i nevojshëm një mandat i parlamentit: “Ky është një veprim ushtarak rutinë i paarmatosur, që ne e bëjmë rregullisht. Anija do të qëndrojë aty deri në fund të vitit. Misioni i saj është që të mbledhë të dhëna, informacione dhe kjo është edhe detyra e saj.”
Ai shtoi se nuk mund të japë njoftime në lidhje me detajet dhe përfundimet e mbledhura permes informacioneve.

Këtë e tha edhe zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert. Nga zyra e kancelares varet edhe shërbimi sekret gjerman dhe Seibert theksoi se vetëm Komisioni i Kontrollit Parlamentar të Bundestagut ka të drejtë që të informohet për veprimtarinë e shërbimeve sekrete.
Problemi në këtë mes është se qeveria gjermane është e detyruar sipas ligjit për Komisionin e Kontrollit Parlamentar të Bundestagut që të informohet për veprimtarinë e shërbimit sekret gjerman BND si dhe të shërbimit sekret të ushtrisë apo të Entit për mbrojtjen kushtetutuese.
Deputeti i të gjelbërve, Hans-Christian Strëbele, që është anëtar i këtij komisioni thotë se shpesh e ka ndjerë veten të informuar keq ose aspak prej qeverisë gjermane. Për shkak të anijes ushtarake gjermane që po kryen tani manovra në Detin Mesdhe ai do të kërkojë thirrjen e një seance të posaçme të Komisionit të Kontrollit Parlamentar të Bundestagut. Por edhe sikur ky komision të mblidhet informacionet do të vazhdojnë të mbeten sekrete, sepse anëtarët e këtij komisoni janë të detyruar të ruajnë sekretin.

Hans-Peter Uhl, (CDU/CSU), i cili merret me çështjet e shërbimeve sekrete tha për gazetën “Frankfurter Rundschau” se përgjimi i regjimit të Asadit me mjete teknike bën pjesë në “veprimtarinë më se normale të shërbimeve sekrete.” Në rast se BND do të mësonte se po përdoren armë kimike apo nëse këto mund të bien në duart e kryengritësve, ky është një veprim me rëndësi politike për të cilin duhet njoftuar qeveria dhe parlamenti gjerman.

Një rast që ngjalli si ky interes ishte ai që u mor vesh në vitin 2003 në lidhje me luftën në Irak. Edhe pse Gjermania nën drejtimin e kancelarit të atëhershëm Gerhard Schrëder nuk ju bashkua luftës së aleancës kundër Sadamit, agjentët e BND-së kishin qenë të përfshirë duke i furnizuar SHBA me informacione të vlefshme për lëvizjet e trupave irakiane./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit