6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Anëtari i FETO-s i shpallur fajtor për pedofili në SHBA sillet në Turqi

Më të lexuarat

Mehmet Salih Gözegir u deportua nga SHBA të enjten pasi u shpall fajtor për abuzim seksual të fëmijëve, tha një burim i sigurisë

 

Mehmet Salih Gözegir, ish-anëtar i bordit drejtues të Fondacionit Raindrop i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vepron pranë organizatës terroriste FETO, u soll në Stamboll pas deportimit nga SHBA për shkak të dënimit për pedofili, raporton Anadolu Anadolu Agency (AA).

Mehmet Salih Gözegir u deportua nga SHBA të enjten pasi u shpall fajtor për abuzim seksual të fëmijëve, tha një burim i sigurisë.

Gözegir arriti në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll nga Houstoni nën përcjellje të sigurisë, tha burimi, duke shtuar se ai më vonë është në selinë e policisë në qytet.

Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së, SHBA ekstradoi Gözegirin në Turqi pasi gjykata amerikane e shpalli atë fajtor për veprat penale “nxitje të një të mituri në prostitucion në një mjedis virtual” dhe “tentim abuzimi seksual të fëmijëve”.

Në vitin 2014, Gözegir u bë anëtar i bordit drejtues të Fondacionit të Raindrop, ndërsa thuhet se ka qenë në SHBA për të studiuar mjekësinë.

Mediat amerikane njoftuan se Gözegir, gjatë studimeve të doktoraturës në qytetin Fort Bend, në shtetin federal amerikan të Teksasit, u arrestua gjatë bastisjes policore më 14-15 maj të vitit 2015.

Aksionin e kreu FBI-ja amerikane dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Gözegir u arrestua së bashku me 23 të tjerë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura. Gjykata urdhëroi një garanci prej 50.000 dollarë për Gözegir, ndërsa pasi u pagua, gjatë gjykimit ai u mbrojt në liri.

Në vitin 2015, Gözegir u përjashtua nga bordi drejtues i Fondacionit Raindrop dhe sipas informacioneve të ofruara nga gazetari AA-së, SHBA e ekstradoi atë dje në Turqi.

Organizata terroriste FETO, e kryesuar nga Fetullah Gülen, ka një numër të shoqatave dhe organizatave të saj që veprojnë në Teksas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit