7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Android me aplikacion kundër rrezatimit mobil

Më të lexuarat

Një aplikacion i ri për platformën mobile Android, i quajtur Tawkon, do t’i eliminojë brengat e atyre që merakosen për valët elektromagnetike të cilat telefoni mobil i dërgon në trurin tuaj.

Për më shumë, ky aplikacion mobil gjithashtu ju tregon se kur preferohet që jut ë qëndroni larg pajisjes tuaj mobile për pak kohë.

Megjithatë, përdoruesit e telefonave të Apple, iPhone, nuk do ta kenë këtë fat, pasi që krijuesit e këtij aplikacioni ishin refuzuar nga ish-drejtori i Apple, Steve Jobs, i cili u kishtë thënë me email “nuk jam i interesuar”. 

Aplikacioni ju paralajmëron për nivelin e rrezatimit, sa herë që i njëjti mund të jetë i lartë, duke marrë parasysh edhe çfarë po ndodh në antenën e saj, si dhe ju këshillon për mënyrat se si mund ta zbritni këtë nivel rrezatimi. 

“Tawkon është një aplikacion i lirë i cili ju jep alarme kur nivelet e rrezatimit mund të rriten, si dhe ju ndihmon për të reduktuar atë”, thonë krijuesit. /Telegrafi/Kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit