7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Android 4.0 në vetëm 2,9 për qind të pajisjeve

Më të lexuarat

Kalimi i ngadalshëm në versionin e ri të sistemit operativ Android nuk e ka anashkaluar as versionin Ice Cream Sandwich dhe derisa shumica e telefonave të rinj të paralajmëruar vijnë me këtë version të sistemit operativ, shumica e atyre që janë në përdorim janë akoma në versionin Gingerbread 2.3 (67,3 për qind).

Sipas Android Platform Versions, vetëm 2,9 për qind e pronarëve të aparateve Android shfrytëzojnë versionin e ri, mes të cilëve gjenden ata me telefonat Samsung Galaxy S II dhe HTC Sensation, dhe tabletët Asus Transformer.

Kësaj situate me siguri i kontribuon edhe numri i madh i tabletëve super të lirë të markave të panjohura të cilët zakonisht po ashtu shfrytëzojnë versionet e vjetra të Androidit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit