8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Analizë e FP: Në SHBA kanceri, kokaina dhe alkooli kanë imazh më të mirë se Islami dhe myslimanët

Më të lexuarat

Prestigjozja “Freignpolicy”, i ka kushtuar një analizë të detajuar fenomenit të Islamofobisë në Amerikë, që së fundi provokoi dhe një episod qesharak, atë të një personi me veshje arabe, biznesmen, i cili u denoncua si personi i dyshimtë, sigurisht vetëm nga veshja. Dhe në këtë analizë, bie në sy rezultati i një anketimi, i cili del në fund me përfundime jo thjesht qesharake, por të marrëzishme…

Një biznesmen arab i cili ishte në vizitë në Ohio, javën e kaluar ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ishte plandosur për toke nga policia lokale në hotelin ku po qëndronte, për shkak të dyshimeve se ishte terrorist. Dyshimet e vetme ishin veshja e tij dhe gjuha e përdour arabe gjatë një bisede që shtetasi arab po bënte në telefon. Ky ilustrim flet më së miri se pse do të nevojiten më shumë se sa vetëm disa deklarata të fuqishme nga zyrtarët amerikanë për të ndrequr këtë trend tashmë afatgjatë të kulturës amerikane që po demonizon arabët dhe myslimanët.

Çfarë është ajo që e shtyn dikë që të thërrasë policinë dhe të raportojë një person të dyshuar, momentin kur ata shohin një veshje tradicionale dhe dëgjon tek po flet arabisht?

“Po, mund të ketë arsye legjitime për të bërë një denoncim të tillë”, thotë drejtori ekzekutiv i CAIR Julia A.Shearson për NYT, por faktor kryesor për këtë sipas saj është ekspozimi i vazhdueshëm i amerikanëve ndaj titujve në lajme, filma dhe retorikën politike që portretizon arabët dhe myslimanët si “kërcënime nga jashtë”.

Kontribuesi më i madh për islamofobinë këtë vit pa konkurencë është Donald Trump, i cili pas sulmeve në Orlando ka përsëritur vazhdimisht ndalesën për hyrjen e myslimanëve në SHBA, duke bërë thirrje për më tepër profilizim racor, duke paralajmëruar se “islami radikal po troket në dyert tona”.

Vërejtjet e tij morën kritika nga ana presidentit Obama dhe kandidates presidenciale Hillary Clinton duke denoncuar deklaratat e tij si fyese, të cilat kanë për qëllim demonizimin e myslimanëve.

Por, megjithëse është për t’u lavdëruar reagimi ndaj komenteve të Trumpit, nuk është e mjaftueshme për zhdukjen e islamofobisë nga jeta politike amerikane. Kandidati për president amerikan nuk është i pari që ka filluar këtë diskurs anti-mysliman në SHBA. Ai vetëm është duke e licencuar atë dhe duke i dhënë platformë më të gjërë.

Deklaratat e tij janë thjeshtë shfaqja më e ekstreme e përceptimeve të përhapur negative rreth arabëve dhe myslimanëve në SHBA.

Bazuar në një sondazh të kryer në 2011 në Universitetin e Maryland, del se 61 % e amerikanëve kanë pikëpamje negative për islamin. Ky përceptim negativ duket se është rritur në mënyrë dramatike gjatë 15 viteve të fundit. Pikëpamjet e këtilla janë reflektuar në krimet e urrejtjes në SHBA, të cilat janë trefishuar në vitin 2015, veçanërisht pas sulmeve në San Bernadino dhe Paris.

Një studim të publikuar vitin e kaluar nga një firmë konsultimi 416 Labs, tregon gjatë 25 viteve, në Neë York Times janë publikuar tituj dhe shkrime në të cilat portretizimi i Islamit dhe myslimanëve ka qenë më negativ sesa ai i kancerit, alkoolit dhe kokainës. Studimi ka gjetur se nuk ka pasur asnjë fjalë pozitive në 25 top shoqatat për Islamin dhe myslimanët, dhe vetëm 8% e titujve rreth këtyre subjekteve ka qenë me konotacion pozitiv. Kanceri u paraqit më mirë për 17%.

E gjithë kjo formëson përceptimin për Islamin dhe myslimanët në nënvetëdijen kolektive amerikane dhe kështu ndihmon në normalizimin e qëndrimeve raciste.

Por si të luftohet kjo islamofobi, dhe si të ndryshojë përceptimi i amerikanëve për Islamin dhe myslimanët?

“Racizmi nuk luftohet duke kënaqur apo duke qetësuar racistët, duke treguar anën e mirë të Islamit dhe myslimanëve. Racizmi mund të mposhtet vetëm duke u ballafaquar drejtpërdrejt me të”, thotë Amr Zahr një komedian palestinezo-amerikan. “Me fjalë tjera duke përzënë racizmin, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë atë të papranueshme, në të njejtën mënyrë si është bërë racizmi i papranueshëm kundër afrikano-amerikanëve, edhe pse diskriminimi sistematik mbetet i përhapur akoma.

“Rrëfimi për myslimanët dhe arabët si ‘të tjerët’ nuk do të largohet për një kohë të shpejtë. Përmbysja e islamofobisë është një detyrë afatgjate”, përfundon artikullin gazeta prestigjioze Foreignpolicy. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit