9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Analiza e Lubonjës: Pse diaspora shqiptare s’mund të sjellë ndryshimin

Më të lexuarat

Emigrantët rumunë kanë luajtur një rol thelbësor qëndrimi në valën e protestave që kanë përfshirë Rumaninë ditët e fundit.

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka folur për ndryshimet mes diasporës rumune dhe asaj shqiptare. Në gjykimin e analistit, diaspora shqiptare nuk mundet të sjellë ndryshim në Shqipëri, e aq më pak një revoltë, ashtu si në Rumani.

“Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë. Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues. Njerëz që jetojnë atje (jashtë vendit) s’do duronin që jeta këtu të ishte kështu siç është. Por, duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike. S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë”.

“Te ne vëmë re një prirje për të ikur, kurse atje nuk i kanë këputur urat, por është edhe një ndjenjë e përkatësisë. Edhe shqiptarët e kanë, por ne më shumë na bashkon Skënderbeu dhe Kombëtarja dhe jo problemet. Diaspora merret me shumë për të treguar: shiko sa të mirë jemi ne je shqiptarët”, thotë Lubonja.

Ai hedh akuza edhe ndaj klasës politike në Shqipëri: “Ne kemi një klasë politike që i kanë hipur kalit dhe shikon secili interesin e vete. Sikur i dalë turpi fare. Shkojnë interesat e tyre dhe s’duan t’ia dinë se po vuan populli. Një papërgjegjësi e paparë. Nuk e di se çfarë do ndodhë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit