8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Analiza e “La Repubblica”-s: Pse Sinai po kthehet në “Afganistanin” e ri dhe cili është roli i Izraelit

Më të lexuarat

Incidenti i tmerrshëm në gadishullin e Sinait në Egjipt, ku nga një atentat në xhami gjetën vdekjen mbi 230 persona, ka sjellë reagime të ndryshme të mediave ndërkombëtare që analizojnë, pse-të, por edhe pasojat që mund të sjellë kjo vatër e re dhune.

E përditshmja italiane, La Repubblica, në një analizë të posaçme për situatën në Sinai, thekson se ky rajon në kufi me Izraelin pritet të kthehet në një “Afganistan” të ri.

Vincenco Nigro, një nga ekspertët më të njohur të La Repubblica-s për Lindjen e Mesme, ka analizuar në thellësi qëndrimin e qeverisë së Kajros në këtë situatë, ku që në fillim të shkrimit thekson se autoritetet politike dhe policore të Egjiptit, më shumë sesa lufta ndaj grupeve ilegale që veprojnë me akte terrori, është e interesuar te lufta politike me grupimin më të rëndësishëm në vend, “Vëllezërit Muslimanë”.

Ky grupim, tashmë i nxjerrë jashtë ligjit me dhunë nga regjimi i gjeneralit El Sisi, pas puçit që arrestoi presidentin e zgjedhur me vota, Muhamed Mursi, po fajësohet sipas Nigro-s për akte që realisht vijnë nga grupe terrori që kanë lidhje të çuditshme me nëntokën e aktorëve që po provokojnë vazhdimin e dhunës në Lindjen e Mesme.

La Repubblica i referohet një interpelance në parlamentin egjiptian të Ministrit të Brendshëm të këtij vendi, Magdy Abdel Ghaffar, i cili pikërisht kur u sinjalizuan faktet e para të një ardhjeje të elementëve të armatosur nga zona në kufi me Izraelin, merrej më shumë me “vëllezërit muslimanë”.

Gazetari i La Repubblica-s, i cili ndodhet në Sinai prej kohësh dhe i ndjek situatat nga afër, thekson në analizën e tij se “’Vëllezërit Muslimanë’ nuk janë aspak terroristë por vetëm opozitarë të regjimit. Në Gadishullin e Sinait, shteti egjiptian prej vitesh është në vështirësi të mëdha pasi duhet të përballet me një nga grupet terroriste të rëndësisë së parë, por edhe luftës mes rivalëve. Në gadishullin që arrin deri në kufi me Izraelin ka shpërthyer një luftë ndërmjet al-Qaeda-s dhe një strukture pranë ISIS që po tërheq luftëtarët që vijnë nga Iraku dhe Siria”.

Nigro vijon në analizën e tij, duke individuar një nga emrat e njohur të asaj që e quan “Milicia e Sinait”. Sipas gazetarit të La Repubblica-s, Abu Muhammad Al-Salafi Al-Sinawi, një nga më të njohurit në zone, ka lëshuar një mesazh në internet që e ka titulluar: “E vërteta mbi Kharigismo e al-Baghdadi në Sinai”. Sipas Nigros, bëhet fjalë për një nga shkollat influente në këtë zonë dhe që synohet të krijohet një afilacion politik.

Por La Repubblica thekson se ka një zhvillim që duhet pasur parasysh edhe në kuadër të rrymave që vijnë nga Izraeli, të cilat kanë sjellë një influencë kundër grupimeve talebane dhe vetë Al Qaeda-s. Sipas Nigros, “lufta reale politike nuk ka pasqyrim as në Sinai e as në Egjipt, por vjen nga kufiri verior”, duke iu referuar Izraelit.

Nigro thekson se këto rryma synojnë për të destabilizuar Egjiptin dhe pushtetin e El Sisit, që u pa në atentatin terrorist në Kajro ku para pak kohësh u vranë 80 policë. Pas kësaj, El Sisi largoi shefin e shtabit të ushtrisë, gjeneralin Mohammed Farid Hegazy dhe e zëvendësoi me gjeneralin Mahmoud Hegazy. Mbiemri i njëjtë i dy ushtarakëve është vetëm rastësi pasi nuk bien asgjë me njëri-tjetrin.

Por sipas La Repubblica-s, problem më i madh është se tashmë ushtria e El Sisi-t nuk është aktore nr.1 dhe nuk kontrollon situatat në Sinai, që duket po kthehet në kohën përpara vitit 1967, pra në luftën e “6 ditëve”./tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit