8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Analistët serbë: Po përgatitet terreni për njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

Analistët serbë i shohin me shqetësime lëvizjet e fundit sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Brukseli dhe Uashingtoni, janë duke përgatitur terrenin që të bëhet një hap i madh karshi çështjes së Kosovës, thonë ata.
Sipas tyre, është duke u përgatitur terreni për hapin final që të sigurohet pavarësia e plotë e Kosovës.
“Komuniteti ndërkombëtar ka agjendën e tij dhe ka instrumentet që di ti përdorë atëherë ku duhet dhe sipas lëvizjeve të fundit, shihet që një hap i radhës do të jetë mbyllja e të ashtuquajturave institucione paralele në very të Kosovës dikur kah pranvera e vitit 2013 atëherë edhe kur do të mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë analisti serb, Dushan Janjiq, raporton B92.
Ai beson se edhe vet ndërrimi i formatit të bisedimeve Prishtinë-Beograd që është paralajmëruar, është një shenjë për këtë. Sipas tij ekzistojnë tri mundësi momentalisht. E para sipas tij është që dialogu teknik të vazhdojë, e dyta është që dialogu të kalojë nga teknik në politik dhe e treat sipas tij është mundësia e vazhdimit të dialogut edhe teknik por edhe politik.
Ai thotë se zgjidhja më e mirë për Serbinë do të ishte më e mira kjo e treta që është edhe dialogu politik edhe ai teknik.
Ndërkohë, më i alarmuar duket të jetë analisti Predrag Simiq i cili beson se komuniteti ndërkombëtar po përgatitë terrenin që ti tregojë edhe Serbisë se pavarësia e Kosovës është e plotë.
Sipas tij, ideja që presidenti ose kryeministri të kryesojnë ekipin negociator është shumë e rrezikshme.
“Nëse bisedimet do zhvilloheshin në këtë nivel, atëherë kjo de facto do të thotë se ne kemi pranuar Kosovën si shtet”, ka thënë ai.
Sipas tij, Prishtina është në avantazh sepse po e shfrytëzon vakumin institucional në Serbi.
“Serbia për momentin është tejet jo produktive, Beogradi nuk ka një ide të qartë se si do dontë të rrjedhnin bisedimet” ka thënë ai. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit