4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Amfilohije flet si musliman: nëse ministri i Arsimit ka frikë Allahun, do fusë mësim-besimin në shkolla

Më të lexuarat

Ka befasuar një ndër klerikët më të lartë serbë në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije. Ai ka shprehur dëshirën që në arsimin e këtij vendi të përfshihet lënda e mësim-besimit, referuar dhe faktit që ministri i linjës është musliman. Bëhet fjalë për Damir Shehoviç. Dhe kleriku i lartë ortodoks ka folur me gjuhën e n jë muslimani duke u shprehur për personin e tij:

“Meqë njihem si një njeri që flas hapur, thashë se nëse ministri i Arsimit në Mal të Zi që është musliman, Damir Shehoviç, ka frikë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, në Mal të Zi do të vendosim mësim-besimin. Tani, unë nuk e di nëse ai ka frikë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pasi pa këtë, nuk do të ketë arsim të mirëfilltë as përparim”, tha Amfilohije në një intervistë për Anadoly Agency, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Ai e ka vlerësuar kthimin e mësim-besimin si lëndë në shkollë, si një vlerë të munguar e me pasoja në jetën e njeriut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit