11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Amerikanët zbulojnë këtë “fake news”: e sajuan rusët

Më të lexuarat

Fotoja virale e një gruaje muslimane që duket se kalon në mënyrë shpërfillëse pranë viktimave të sulmit terrorist të urës së Westminsterit më 22 mars 2017, është shpërndarë nga një llogari e hequr nga Twitter, sepse ishte e qeverisë ruse që përhapte propagandën pro-Brexit, zbuloi Wired, raporton Haarretz-i izraelit.

Llogaria, e quajtur “@SouthLoneStar”, ka 16,826 ndjekës dhe në biografinë e tij përdoruesi shkruan se është një “patriot krenar TEXAN dhe AMERICAN”.

Llogaria u identifikua si qeverisë ruse, si pjesë e hetimit të Kongresit të SHBA-së lidhur me ndikimin e vendit në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Detajet e llogarisë u zbuluan nga Wired përmes një numri të postimeve të mbledhura nga Asociacioni amerikan i sigurisë New Knowledge, e cila merret me hulumtimin e ekstremizmit në internet.

Llogaria postoi në Twitter imazhin me titullin: “Gruaja muslimane nuk i kushton vëmendje sulmit terrorist, ecë pranë njeriut që po vdes duke kontrolluar telefonin e saj #PrayForLondon #Westminster #BanIslam”. Më vonë, lideri i ekstremit të djathtë, Richard Spencer gjithashtu postoi foton me titullin: “Kaloi pranë …”

Si fotografi, Jamie Lorriman ashtu edhe gruaja në foto, kanë pohuar që imazhi është marrë nga konteksti dhe se ajo ishte “e tmerruar” nga skenat rreth saj, sipas Evening Standard. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit