6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Amerikanët në mesin e njerëzve më të stresuar në botë

Më të lexuarat

Amerikanët kanë zënë vendin në mesin e njerëzve më të stresuar në botë, ka treguar një anketë e kompanisë së hulumtimeve Gallup.

Anketa e realizuar me 151 mijë persona në mbi 140 shtete ka zbuluar se një e treta e popullsisë së botës është në stres dhe anksioze.

Në anketë, në të cilën pjesëmarrësit janë pyetur për përvojat ditore pozitive dhe negative, amerikanët kanë zënë vendin në mesin e njerëzve më të stresuar, ndërsa në dhjetë vitet e fundit në këtë vend, stresi, zemërimi dhe anksioziteti kanë arritur në nivelin më të lartë.

Ndërkaq, Çadi, vend në Afrikën Veriore, është radhitur e para në mesin e vendeve ku janë përjetuar më së shumti përvoja negative.

Nga ana tjetër, vendi latino-amerikan Paraguaji ka rezultuar si vendi më pozitiv në botë, kurse edhe shumica e shteteve të tjera të Amerikës Latine kanë shfaqur rezultate pozitive./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit