6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Amerikanët fajësojnë presidentin e tyre për dy incidentet me të shtëna

Më të lexuarat

Fundjavën e kaluar në SHBA ndodhën dy incidente me të shtëna ku humbën jetën 30 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa hashtagu #TrumpsTerrorists (Trump është terrorist) u bë i famshëm në rrjetin social Twitter.

Amerikanët e përdorën këtë hashtag për të komentuar çështjen dhe shpesh herë e akuzojnë presidentin se ka iniciuar dhunën kundër emigrantëve.

Të shtunën, të paktën 20 persona u vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një qendër tregtare në El Paso, Teksas. I dyshuari është identifikuar si 21-vjeçari Patrick Crusius, një i bardhë nga qyteti Allen i Teksasit, i cili është arrestuar.

Një incident tjetër ndodhi brenda 24 orëve, kësaj radhe në Dayton, Ohio. Nëntë viktima mbetën të vrarë, si dhe i dyshuari i vetëm i cili është vrarë nga forcat policore. Dhjatëra persona të tjerë mbetën të plagosur.

Përderisa terroristi i parë i bardhë kishte për synim hispanikët, terroristi i dytë i bardhë, 24-vjeçari Connor Betts nga Ohio, kishte për synim të zinjtë.

Disa kongresmenë, persona të famshëm dhe akademikë i kanë përshkruar të shtënat si “terrorizëm i bardhë”.

Trump dënoi të dy incidentet me të shtënat, duke thënë se ato ishin rezultat i një “akti frikacak dhe urrejtjes”. Ai shtoi se nuk ka “asnjë arsye apo justifikim që ndonjëherë do të arsyeojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm”.

“Zoti i bekoftë njerëzit e El Pasos, Teksasit. Zoti i bekoftë njerëzit e Daytonit, Ohios”, shkroi ai në Twitter.

Megjithatë, kongresmeni nga Teksasi, Joaquin Castro, fajësoi Trumpin për të shtënat, duke e cituar një prej postimeve të tij të mëparshme në rrjetet scoiale për “pushtim të emigrantëve”, i cili më pas u fshi.

“Dyfytyrësi. Ju i keni synuar amerikanët hispanikë dhe emigrantët, duke i quajtur ‘pushtues'”, tha Castro, duke shtuar: “Ju frymëzoni urrejtje dhe dhunë”.

“Trump sapo ka fshirë të gjitha postimet e tij ku i quante emigrantët ‘pushtues’. Ju lutem të mos i shpërndani kudo që mundeni. Kjo do ta shqetësonte atë dhe ai nuk do të kënaqej në lojën e tij të golfit këtë pasdite”, shkroi Holly Figueroa O’Reilly, kolumniste për Washington Post dhe Guardian, duke bashkëngjitur edhe fotografi me postimet e presidentit.

“Z. president, a mund të mendoni NDONJË arsye se përse sulmuesi në El Paso mund të ketë sulmuar kundër një ‘pushtimi’ të emigrantëve në manifestin e tij”, shtoi ajo, duke iu referuar postimeve të Trumpit për ndalimin e “pushtimit nga shitësit e drogës, kartelet dhe trafikantët e qenieve njerëzore”.

Që kur morri funksionin, Trump ka ndjekur një qasje të rreptë për imigrimin, si për atë të ligjshëm ashtu edhe për atë të paligjshëm. Ai veçoi Meksikën për atë që ai thotë se ishte mungesë veprimi për të penguar fluksin e emigrantëve, ku njerëzit po ikin nga kushtet e dobëta, përfshirë varfërinë e skajshme dhe dhunën e bandave, me shpresën që të fitojnë siguri ose azil në SHBA.

Edhe pse Trump njoftoi në maj se SHBA do të vendosë tarifa për importet e mallrave meksikane, të dy vendet arritën një marrëveshje në qershor për të shmangur detyrimet e rritura, duke detyruar Meksikën të zvogëlojë fluksin e emigrantëve./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit