8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Amerika apo Rusia, kush është më e forta?

Më të lexuarat

Akoma ka njerëz që besojnë se Rusia është e aftë të përballet me Amerikën. Ata kanë harruar vet deklaratat e Vladimir Putinit i cili thoshte se ushtria Rusisë nuk i afrohet as 1/10 të asaj Amerikane. Këta njerëz harrojnë se Putini fitoi terren për shkak të politikës së jashtme që kishte Obama, i cili deklaroi që ditën e parë që erdhi në pushtet se Amerika do jetë kokë-ulur në politikën e jashtme Amerikane.

 

Në fakt pritej që me ardhjen e Republikanëve në pushtet Amerika do angazhohej militarisht, por ajo që nuk pritej ishte që Putini do zbrapsej si një legen kodard me bishtin ndër shalë dhe që do lëpinte deklaratat që pështyu para 5 vitesh kur thoshte: “Siria është tokë Ruse kush e prek atë ka hyrë në luftë me Rusinë”. E gjitha kjo kohë na tregoi edhe njëherë sesa kriminele dhe gjakatare është Rusia, por jo vetëm ajo, kriminelë janë edhe ata që e mbrojnë vrasjen që ajo i bën civilëve Sirianë vetëm pse paguhen nga Irani apo aleatët e tjerë Rusë.

 

Zoti thotë se sprovat i dërgon për të diferencuar njerëzit e lig nga ata të sinqertë, me rrëzimin e Asadit po ju çirret maska mercenarëve të fjalës që në këtë botë. Ja pse ata po ulërasin grahmat e fundit anti-Amerikane, sepse kanë hallin e vet, e jo të ymetit apo vrasjes së të pafajshmëve. Këtë hall kishin që në fillim në fakt. Këta bukëshkalë harrojnë se pa një rrol aktiv Amerikanë Serbia me suportin Rus do kishte mbërritur deri në Tiranë. E tillë është situata edhe tashmë ku Millosheviçët pushtues Iranianë kaluan në Siri çdo cak.

 

Tanimë i kuptojmë edhe deklaratat e hoxhallarëve të vjetër shqiptar kur thonin: “Në atë anë që shkon Amerika, anës tjetër i bie pika”.

(Enklid PELARI)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit