5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ambasadorja turke: Organizata terroriste FETO ende është aktive në Maqedoni

Më të lexuarat

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, në një konferencë për shtyp me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtet në Turqi, e cila ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO, deklaroi se, “në atë mbrëmje makabre Turqia u ballafaqua me tradhtinë më të madhe në historinë e saj, por veprimi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan në ato kushte të vështira me thirrjen ndaj popullit për të dalë në rrugë, shkroi një akt të vërtetë heroik të popullit turk, që i dha mësim botës se si duhet të mbrohet demokracia”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja Kara duke shpjeguar ngjarjet e natës së 15 korrikut dhe duke përkujtuar 250 dëshmorët e rënë gjatë asaj nate, theksoi se synimi i kryerësve të tentativës për grusht shtet ishte të rrëzojnë pushtetin e zgjedhur me metoda demokratike, përkatësisht presidentin dhe rendin kushtetutës të Republikës së Turqisë.  Në vijim, Kara theksoi se organizata terroriste FETO është e përkufizuar vetëm në Turqi, por kjo organizatë terroriste ka formuar struktura dhe vepron përmes institucione të ndryshme edhe jashtë Turqisë. Ajo shtoi se fatkeqësisht institucione arsimore, mediume dhe kompani private të lidhura me këtë organizatë terroriste janë ende aktive në Maqedoni.

“Dua të nënvizoj se këto institucione nuk e përfaqësojnë shtetin e Turqinë, përkundrazi ato edhe më tej mundohen që të veprojnë në dëm të Turqisë dhe janë duke u munduar të ndikojnë në mënyrë negative në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe të helmojnë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy shteteve në të gjithë fushat”, deklaroi Kara.

Ajo duke përkujtuar se udhëheqësit dhe zyrtarët shtetëror të Maqedonisë ishin ndër të parët që shprehin për mbështetje për Turqinë në momentet e para pas kësaj tentative, shtoi se Turqia e dinë se ky shtet dhe qytetarët e saj janë me Turqinë, por se Turqia dëshiron që këtë mbështetje ta ndjejë në çdo moment.

“Ne kemi pritje të mëdha nga miqtë e tanë në Maqedoni. Shpresojmë që vendimet e marra nga përfaqësuesit e mëparshëm do të aprovohen dhe do të zbatohen nga ana e zyrtarëve shtetëror aktual të Maqedonisë”, u shpreh Kara, duke shtuar se, “Turqia i kushton një vëmendje dhe rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Maqedoninë dhe shenja më e rëndësishme i këtij përkushtimi është se Turqia ka qenë një ndër shtetet e para që ka pranuar emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”.

Ambasadorja turke theksoi se një ndër principet themelore të politikës së jashtme të Turqisë është mospërzierja në punët e brendshme të shteteve të huaja, ndërsa shtoi se mbi këtë princip bazohet politika e Turqisë dhe marrëdhëniet me Maqedoninë, gjë e cila, siç tha ajo, është burimi i marrëdhënieve të fuqishme mes dy shteteve.

Në vijim, Kara tha se Turqia ka qenë mik i ditëve të vështira të Maqedonisë dhe se në çdo moment kur ky popull ka pasur nevojë për ndihmë, Turqia e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë. Ajo foli edhe për komentet e ditëve të fundit me një kahje ndryshe nga kjo, për të cilën tha se populli i Maqedonisë, i një shteti mik të Turqisë, nuk do t’i marrë parasysh këto vlerësime dhe akuza të gabuara.

Shoqatat civile turke në Maqedoni këtë javë kanë organizuar disa aktivitete për të përkujtuar përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti në Turqi, përgjegjëse e së cilës është organizata terroriste FETÖ. Ndërkohë, ditën e nesërme, 15 korrik, do të mbahet aktivitete qendror i organizuar nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni. Ambasadorja Tülin Erkal Kara konfirmoi se në këtë aktivitet përveç kryeministrit Zoran Zaev, do të marrin pjesë edhe ministra dhe ambasadorë që veprojnë në Maqedoni.

Në pyetjen se me këtë aktivitete a përpiqet Turqia të ndërhyjë në politikën e brendshme të Maqedonisë, ambasadorja Kara duke marrë shembull krizën politike në Maqedoni për të cilën, siç tha ajo, Turqia ishte i vetmi vend që nuk është përzier, theksoi se qëllimi i vetëm i Turqisë është që të çrrënjosin organizatën terroriste FETO dhe në asnjë mënyrë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

“Dua të kujtoj se Maqedonia kishte një krizë politike ku gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare nuk u arrit të formohet një qeveri. Dua të nënvizoj se Turqia ishte i vetmi shtet që nuk ndërhyri në punët e brendshme të Maqedonisë, sepse Turqia është një shtet mik dhe vëllazëror i Maqedonisë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i jonë bazohet në këto parime. Ne kemi qenë çdo herë këtu për të ndihmuar popullin e Maqedonisë. Mendoj se është mirë këtë pyetje t’ua parashtroni ambasadorëve të shteteve tjera të huaja në Maqedoni, sepse Turqia ishte shteti i vetëm që nuk ndërhyri në këtë periudhë kur Maqedoni ishte më krizë”, tha Kara.

Në vijim, ambasadorja turke në Shkup theksoi se Turqia përpiqet të ndihmojë shtetin mik të saj, duke paralajmëruar në lidhje me rreziqet që vijnë nga kjo organizatë terroriste. Kara theksoi se me anë të këtyre aktiviteteve dhe me anë të kontakteve me zyrtarë të lartë, Turqia vetëm është duke u munduar që ta nxjerr në pah dhe t’i vetëdisojnë të gjitha palët përkatëse për rrezikun që vjen nga kjo organizatë terroriste, e cila “në mënyrë tinzare është infiltruar në të gjithë këto struktura ku gjendet sot.

“Këto aktivitete përkujtimore dhe mundi i dhënë në drejtim për të paralajmëruar shtetin e Maqedonisë dhe popullatën e saj është një akt i dobishëm për vetë Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Sepse, ne përjetuam një sulm të tmerrshëm dhe bisedojmë për një strukturë e cila vepron me shkollat e veta në mbi 150 shtete. Kanë nëntë institucione arsimore vetëm në Maqedoni, ku bëhet larja e trurit dhe përgatitja e militantëve të cilët pastaj na kthehen si terroristë në shoqërinë tonë”, deklaroi Kara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit