7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadorja turke në Shkup: Vetëm ministri i arsimit mbron shkollat e FETO-s (VIDEO)

Më të lexuarat

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se menjëherë pas formimit të qeverisë në Maqedoni do të shënojnë progres në luftën kundër organizatës terroriste FETO. Në një intervistë për agjencinë Anadolu ambasadorja ka rikujtuar se autoritetet turke i dinë të gjitha institucionet që kanë lidhje me FETO-n.

“Në Maqedoni, organizata ka shtatë shkolla, gazetën ‘Zaman’ dhe organizata tregtare. Po ashtu, këtu ka edhe kompani dhe institucione shumë të rëndësishme të Turqisë, ndërsa ne kemi gjetur se ata janë infiltruar aty njëlloj sikurse në Turqi. Natyrisht, ne nuk e dimë numrin e saktë të këtyre, mirëpo pronarët e shumë institucioneve me të cilët jam takuar, janë shprehur se janë kundër tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik”, tha Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Ambasadorja turke ka theksuar se u është dashur të takohen me të gjithë liderët e partive dhe t’u shpjegojmë se sa e rrezikshme është kjo organizatë, duke shtuar se atyre është dashur t’u shpjegohet se ajo që i ka ndodhur Turqisë, mund të ndodhë në Maqedoni.

Ajo ka përmendur faktin se tashmë ka një vendim të qeverisë në Shkup për rishqyrtimin e shkollave që kanë lidhje me FETO-n. Sipas saj, vetëm ministri i Arsimit e ka kundërshtuar atë.

“Sidoqoftë, unë e di mirë dhe mendoj se nëse ministrit të Arsimit i shpjegohen aktivitetet e vërteta të kësaj organizate, atëherë edhe ai nuk do të mund ta kundërshtojë atë. Jam e mendimit se asnjë person nuk dëshiron që shteti i tij të rrezikohet nga një grusht shteti i këtillë. Rrjedhimisht, jam e bindur se me t’u formuar qeveria, ne do të sigurojmë me lehtësi transferimin e kompetencave të këtyre shkollave në Maqedoni”, theksoi ambasadorja Erkal.

Ambasadorja bëri të ditur se qëllimi i tyre nuk është mbyllja e shkollave të FETO-s, por transferimi i kompetencave të tyre fillimisht qeverisë së vendit ku gjenden, ndërsa që aty transferimi t’i bëhet Fondacionit Maarif. Ajo po ashtu njoftoi se janë duke zhvilluar aktivitete edhe për largimin e personave që kanë lidhje me FETO-n nga postet nëpër institucione. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit