15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ambasadorja e Francës në Kosovë flet kundër flamurit Kuq e Zi

Më të lexuarat

Ambasadorja e Frances: Mos harroni, ju jeni vend i pamvarun dhe ky asht flamuri juej dhe nuk asht i Shqipnise

Ambasadorja franceze në Kosovë, Marsye Daviet, t’Ejten i mbajti nji ‘ligjerate’ te pranishemve, per Patriotizmin Kosovar.

Ajo e dha nji mesazh të fuqishëm për pseudopatriotët që mshefen mbas flamurit te Shqipnise dhe bajnë vrasje, vjedhje, janë të korruptuem dhe vazhdojnë me u sill a thue se s’u ba gja.

“Natyrisht, mos harroni që ju jeni vend i pamarun  dhe ky asht flamuri juej dhe nuk asht i Shqipnisë. Po due me thane se unë e du flamurin e Shqipnisë, por kur jam në Shqipni… Ju jeni nji vend i pamvarun dhe asht në dorën e qytetarëve dhe të politikanëve të saj se qysh dojne me rregullue shtetin, vendin tuej. Unë e urrej paternalizmin”, tha ambasadorja e Frances./ Rrokum TV

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit