6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ambasadori turk në Izrael: Ndihmat turke erdhën në port, nesër shpërndahen në Gazë

Më të lexuarat

Ambasadori i Turqisë në Turqi, Kemal Ëkem (Kemal Ökem) tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë çfarë është e mundur për të lehtësuar shqetësimet që përjetohen në Gazë.

Ambasadori i Turqisë në Turqi, Kemal Ëkem (Kemal Ökem) tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë çfarë është e mundur për të lehtësuar shqetësimet që përjetohen në Gazë.

Anija që u nis ditën e diel nga Mersini me sloganin “Anija e Dhembshurisë Rrugës për në Gazë”, pas afërsisht 40 orësh hodhi spirancën në portin Ashdod.

Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv priti anijen ndihmave dhe në deklaratën e bërë në port tha se ndihmat e Turqisë për Gazën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ai rikujtoi se pas marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit kjo është anija e tretë e ndihmave që ka dërguar Turqia në Gazë dhe ndihmat njerëzore që janë ngarkuar nëpër kamionë, pas kontrollit në pikat e sigurisë, duke filluar që në mëngjes do të fillojnë të shpërndahen në Gazë.

Ëkem u shpreh se ndihmat e Turqisë për Gazën nuk janë të kufizuara me kaq.

“Ndër ndihmat në vijim janë projektet e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim, TIKA. Ministria jonë e Energjetikës zhvillon bisedime dhe për zgjidhjen e problemit të energjisë është duke ndërmarrë një sërë nismash si dhe ka edhe projekte në lidhje me këtë temë. Ne vazhdojmë kontaktet me institucionet ndërkombëtare. Ne lejen e Zotit ne si Turqi do të vazhdojmë të bëjnë çfarë është e mundur për të lehtësuar shqetësimet që përjetohen në Gazë.

Në anijen që i është dhënë emri “Dhembshuria” ka 50 mijë kuti me ushqime të ndryshme, 5 ton miell, 18 mijë e 100 lodra, 32 sete kancelarie, 100 ton biskota dhe kek, 50 mijë veshje të ndryshme, 1 mijë veshje për bajramin dhe 1 mijë e 10 biçikleta të mbledhura nga Agjencia e Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit