12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ambasadori amerikan, takim me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Më të lexuarat

Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe taksës ndaj Serbisë pritet të jenë tema më e rëndë edhe e ditës së sotme për institucionet e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë filluar para pak çastesh takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, njofton Koha.net.

Takimi po mbahet në zyrën e presidentit. Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj. Edhe të mërkurën kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-ja kërkon pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit