3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ambasadori Akan Ismaili nuk ka diplomë fakulteti

Më të lexuarat

Ambasadori i ri i Kosovës në Washington, Akan Ismaili, nuk ka diplomë fakulteti.

Kështu i kanë thënë KTV-së burime të afërta me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme që kanë intervistuar Ismailin para se të emërohej ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por mungesa e diplomës së fakultetit për ambasadorin Ismaili nuk shihet si problem nga kabineti i presidentes Atifete Jahjaga.

Këshilltari i presidentes, Ramush Tahiri, ka deklaruar se me ligjin aktual për shërbimin diplomatik të Kosovës nuk është obligim diploma e fakultetit për t’u emëruar ambasador.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme ka kritikuar anëtarët e opozitës në Komisionin për Punë të Jashtme se kanë keqpërdorur procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj.

Ministria e Jashtme që dikur udhëhiqej nga deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni, i është kundërpërgjigjur këtij të fundit.

Kritikat e Hysenit se po shkelet Ligji për Shërbimin Diplomatik të Kosovës në Ministrinë e Jashtme i quajnë deklarata joparimore.

Opozita në vazhdimësi ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme se po bën shkelje ligjore me rastin e emërimeve të ambasadorëve.

Derisa kjo po kundërshtohet nga pushteti, nga ana tjetër deputetë të PDK-së kanë thënë se defekte ka edhe në ligjin për shërbim diplomatik që, sipas tyre, është i paqartë./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit