16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon iftar

Më të lexuarat

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën përshëndetëse tha se Shqipëria, ashtu si Turqia është një shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare

 

TIRANË (AA) – Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar një iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme dhe zyrtarëve të lartë të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar në Tiranë merrnin pjesë zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë të bashkive, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të biznesit turk dhe shqiptar, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën përshëndetëse tha se Shqipëria, ashtu si Turqia është një shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

“Ramazani është muaji i solidaritetit, përkrahjes dhe mëshirës. Është muaji i durimit për të na sjellë paqen e përjetshme. Ky iftar është gjithashtu i veçantë për ne, sepse sot bashkë me muslimanët, ne jemi mbledhur këtu me anëtarët e besimeve të tjera”, tha ambasadori turk.

Ai tha më tej se, “Nga ana tjetër, në kundërshtim me frymën paqësore të këtij muaji të shenjtë, ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të dhunës, shtypjeve dhe vuajtjeve nëpër tokat muslimane. Në fillim të këtij muaji, ne kemi parë krime të rënda dhe vrasje me paramendim të civilëve dhe fëmijëve, si dhe plagosjen e mijëra palestinezëve të pafajshëm në territoret e pushtuara të shtetit të Palestinës. Shpresoj se opinioni publik botëror mund t’i kushtojë vëmendje thirrjeve emergjente që vijnë nga vëllezërit dhe motrat tona palestineze për kauzën e tyre të drejtë”.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shpreson që solidariteti i institucioneve turke për familjet në nevojë në Shqipëri t’i përfshijë të gjithë.

Institucionet turke në Shqipëri gjatë muajt të Ramazanit përveç shpërndarjes së ndihmave organizojnë edhe iftar me personalitete të fushave të ndryshme, por edhe për familjet në nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit