8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë fillon vizitat në xhamia

Më të lexuarat

Imami i xhamisë “Pavarësia” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, Nexhmi Hoxha, përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në xhaminë ku është imam ka pritur një delegacion nga ambasada e SHBA-së ne Prishtinë.

Hoxha ka bërë të ditur se ka pritur në takim zv.ambasadoren e ShBA-ve, znj Colleen Hyland, me të cilën ka bashkëbiseduar për të drejtat e njeriut, si dhe për rolin e komunitetit myslimanë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i Imamit të xhamisë “Pavarësia” në Prishtinë;

Kishim nderin dhe kënaqësinë që sot për vizitë në xhaminë tonë ta kemi zv.ambasadoren e ShBA-ve, znj Colleen Hyland, me të cilën bashkëbiseduam për të drejtat e njeriut, si dhe për rolin e komunitetit myslimanë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në emrin tim personal, në emër të xhematit, si dhe në emër të gjithë qytetarëve të lagjes Kodra e Trimave, e falënderova zv.ambasadoren që ka zgjedhë xhaminë tonë që të jetë e para në Kosovë për bashkëbisedime të tilla. Përmes saj ne përcjellim falënderimet tona për popullin amerikan për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap për popullin e Kosovës. Muhamedi a.s. në një thënie profetike ka thënë: “Ai i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Allahun.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit