9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ambasada e Femijeve ne Maqedoni: Mos i paragjykoni prinderit, ata i edukojne femijet si te duan

Më të lexuarat

Përmbajtja

Dite e fundit eshte sterperfolur ne media ceshtja e prezences se ritualeve fetare islame ne nje cerdhe femijesh ne Cair te Shkupit.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ambasada e pare per femije ne bote – Megjashi, te cilet denojne retoriken e ashper, plote paragjykim, te perdorur ndaj femijeve qe vijonin mesimin ne kopshtin ‘Bleta’ dhe mes tjerash numerojne ligje te cilat u garantojne prinderve te drejten t’i dergojne femijet ku ata e shohin me te arsyeshme.
Deklarata eshte si vijon:
Drejtuar mjeteve për informim
REAGIM PUBLIK
Të nderuar,
Të nxitur nga reagimet e shumta në media dhe në rrjetet sociale, në lidhje me fotografitë e fëmijëtve të cilët e vizitojnë qendrën edukative “Bleta” në Çair, të publikuara në faqen e fejsbukut si kryejnë rituale karakteristike për islamin, do të dëshironim të theksojmë si në vijim.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për fëmijë jemi të hidhëruar nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale të cilat përmbajnë paragjykime dhe stereotipe përplot me mllef dhe urrejtje ndaj fëmijëve.
Sipas informacioneve jozyrtare të cilat i kemi siguruar, bëhet fjalë për shoqatë qytetare e cila në kuadër të aktiviteteve të saj ka Qendër Edukative për fëmijë të moshës parashkollore, “Bleta” dhe në kuadër të së cilës përveç të tjerave kryen rituale fetare.
Fëmijët të cilët e vizitojnë qendrën janë fëmijë të prindërve të cilët e praktikojnë islamin. Prindërit me vetëdëshirë dhe me bindje personale i dërgojnë fëmijët në atë qendër dhe kanë dijeni se aty ndër të tjera mësohen edhe dispozitat themelore fetare.
Respektivisht ajo ka qen edhe arsyeja për të cilën ato i kanë regjistruar fëmijët në atë “çerdhe”. Prindërit e dinë ku i dërgojnë fëmijët, ato janë pjesë e asaj shoqate dhe duan që fëmijët përveç të tjerave t’i mësojnë edhe praktikat fetare. Sipas Nenit 14 nga Konventa për të drejtat e fëmijëve – Liria e mendimit, ndërgjegje dhe përkatësi fetare:
1. Shtetet Palë e respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe përkatësisë fetare.
2. Shtetet Palë i respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve, dhe, nëse është rasti i tillë të kujdestarëve legjitim ta udhëzojnë fëmijën kah realizimi i të drejtës të tij në mënyrë e cila është në pajtim me zhvillimin e aftësive të tij.
3. Liria e manifestimit të përkatësisë fetare ose bindjes mund të mund të bie vetëm nën ato kufizime të cilat janë paraparë me ligj dhe të cilat janë të domosdoshme për shkak të mbrojtjes të mbrojtur publikun, sigurinë, rendin, shëndetin dhe moralin ose të drejtat dhe liritë themelore të të tjerëve.
Në Nenin 18 nga Konventa për të drejtat e fëmijëve ndër të tjera thuhet se për gjithçka që ndërmerret për fëmijën dhe është në interes të tij, përgjegjësinë e kanë prindërit.
Neni18
1. Shtetet Palë do të bëjnë çdo përpjekje për të sigururar njohjen e parimit që të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët në ngritjen dhe në zhvillimin e fëmijës. Prindërit, ose varësisht prej rastit, kujdestarët ligjorë kanë përgjegjësinë kryesore për ngritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Interesat e fëmijës janë shqetësimi i tyre themelor.
2. Për shkak të garantimit dhe zhvillimit të të drejtave të përfshira në këtë Konventë, Shtetet Palë të prindërve dhe të kujdestarëve ligjorë u ofrojnë ndihmë adekuate gjatë kryerjes të detyrës në edukimin e fëmijës dhe sigurimin e zhvillimit të institucioneve, objekteve dhe shërbimeve për kujdesin e fëmijëve.
3. Shtetet Palë i marin të gjitha masat e duhura që t’u sigurojnë fëmijëve të prindërve të punësuar t’i shfrytëzojnë shërbimet e institucioneve dhe objekteve të fëmijëve.
Deklarata Univerzale e të Drejtave të Njeriut e miratuar në vitin 1948 parashikon se të gjithë prindërit kanë të drejtë ta zgjedhin arsimin të cilin do ta marin fëmijët e tyre. Deklarata mbi eliminimin e të gjitha formave jotolerancës dhe diskriminimit e bazuar në fe ose besim nga viti 1981 në nenin 5 parashikohet se prindërit ose kujdestarët e fëmijës kanë të drejtë ta organizojnë jetën familjare në përputhje me fenë e tyre ose besimit duke pasur parasysh edukim moral/ arsimimin e fëmijës ku ato mendojnë se duhet të edukohet.
Edukimi fetar, ritualet fetare, pagëzimi, kungimi i parë, dhe të gjitha temat religjioze janë punë e familjes dhe jo të shtetit. Fëmijët kur do të arrijnë moshën madhore vetë do të vendosin nëse do të vazhdojnë të besojnë në mënyrën e njejtë, do të zgjedhin një fe tjetër ose do të bëhen ateist ose agnostik. Ajo i përket sferës private kurse shkollat dhe çerdhet janë institucione publike.
Kopshtet e fëmijëve janë institucione publike dhe të gjithë që punojnë në kopshte duhet t’u përmbahen rregullave të aplikueshmërisë të Republikës të Maqedonisë me të cilat garantohet mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe interesi më i mirë i fëmijës dhe zhvillimi i tij në frymën e pranimit, shpërndarjes, pranimit si dhe vlera të tjera në frymën e multikonfesionalizmit.
Në vendet e përparuara demokratike aktivitetet fetare në institucionet edukativo – arsimore, në mesin e të cilave edhe kopshtet, bëjnë pjesë në korpusin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Dhe, kur në Republikën e Maqedonisë do të ishin futur programe të tilla fetare nëpër kopshte ajo asesi nuk duhet të jetë pa pëlqimin e prindërve. Nga ana tjetër, kur do të silleshin programe të tilla, çështje mjaft e rëndësishme është se si do të zbatohen ato. Të mos ndodhë e njëjta si para disa viteve në arsimin fillor ku mësimi fetar çoi deri tek problemet fetare ndërmjet fëmijëve.
Ndoshta për këtë arsye është më mirë të përdoren përvojat nga këto praktika në vendet të cilat janë më afër nesh, si për shembull Kroacia, ku u paraqitën një numër i madh i problemeve në zbatimin e arsimit fetar në kopshte. Shumë nga prindërit atë e konsiderojnë si indoktrim agresiv fetar dhe sugjeruan kopshte fetare të veçanta për ato prindër të cilët duan që fëmijët e tyre të marrin edukim fetar.
Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, apelojmë deri tek publiku i gjerë, prindërit, kujdestarët, t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga përhapja çfarëdo lloj urrejtje etnike, religjioze, kombëtare, rracore, dhe lloje të tjera të urrejtjes. Ne mendojmë se është e nevojshme që shteti të bëjë regjistra për të gjitha qendrat edukative në kuadër të shoqërisë civile dhe të sigurojë ndjekjen e programeve të të njëjtave.
Ekipi i Ambasadës të Parë të Fëmijëve në Botë MEGJASHI
Gordana Pirkovska Zmijanac
Fatmire Ajdari
Katerina Koneska
Kristijan Pavlovski
Jana Zengovska
Dragi Zmijanac
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit