11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ambasada amerikane përshëndet kthimin e kosovarëve nga Siria

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkura në Prishtinë ka përshëndetur kthimin e qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, duke konsideruar se Kosova me këtë hap ka treguar shembull të rëndësishëm në botë.

Me këtë deklaratë, ambasada u është referuar kthimit të 110 kosovarëve të orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kosovë.

“Përmes këtij riatdhesimi, Kosova ka treguar shembull që duhet ndjekur për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe anëtarët e Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant, DAESH ”, ka thënë ambasada.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë mirënjohëse për mbështetjen e Forcave Demokratike Sirine në procesin e kthimit dhe ndalimit të qindra luftëtarëve të DAESH-it nga dhjetëra shtete.

Të shtunën, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu katër fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Tahiri: Nga Siria i kthyem 110 kosovarë

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se mesnatën e së premtes në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë, Ablard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu katër fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Ndërkohë ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se është punuar disa muaj për kthimin e kosovarëve të cilët ishin në zonën e konfliktit në Siri.

Ministri Tahiri tha se kthimi i kosovarëve nga Siria është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ministrit Tahiri, gratë dhe fëmijët të cilët janë kthyer kanë qenë viktima të mashtrimit dhe keqtrajtimit.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për tu edukuar mbi të ardhmën e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant DAESH.

Qeveria e Kosovës ka thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër DAESH.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant DAESH.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kthimin e kosovarëve nga Siria.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit