9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

AMA gjobit Ora News për shkak të gjuhës urrejtëse të kastriot myftarajt

Më të lexuarat

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur televizionin Ora News me 400,000 lekë për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur nga gazetari në emisionin “Ju flet Moska”, deklarime fyese që sollën shqetësim të madh. Ky gazetar ka ofenduar në mënyrë të vazdueshme bashkësinë muslimane, me një fantazi të shthurur, emisioni ngriti këmbanën e alarmit për një rrezik të madh, që sipas tij po vjen nga besimtarët muslimanë dhe nga praktika shekullore të fesë islame të njohura në vendin tonë, të përqafuara nga pjesa muslimane e vendit. I kujtojmë opinionit se pikërisht nga pjesa muslimane kanë dalë edhe baballarë të kombit shqiptar. Kështu një grup besimtarësh paraqitën ankesat e tyre pranë AMA, po ashtu edhe Forumi Musliman i Shqipërisë nëpërmjet avokatit paraqiti ankesat e veta drejtuar fillimisht Ora News e më pas tek AMA, e cila nëpërmjet Bordit të vet ka dalë me vendimin për ta gjobitur televizionin në fjalë për shkelje të ligjit.
Ja dhe njoftimi për shtyp i AMA: Bazuar në ankesat e ardhura në AMA-s dhe propozimet përkatëse, Bordi vendosi masat për rastet e mëposhtme:

RTV “Ora News”

Masën administrative me gjobë në vlerën 400,000 (katërqind mijë) lekë, ndaj RTV “Ora News”, për emisionin “Ju flet Moska”, të transmetuar në datën 18 mars 2019, me temën “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”.
Bordi çmon se deklarime të tilla janë në shkelje të Ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Këto deklarime nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve, justifikojnë dhunën, nuk respektojnë gjuhën dhe larminë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve. Shkelja e këtyre parimeve ligjore gjatë këtij transmetimi përbën nxitje të urrejtjes mbi baza fetare dhe, si e tillë, është e dënueshme nga ligji.

Burimi: http://www.fmsh-al.org/new/2019/04/17/ama-gjobit-ora-news-per-shkak-te-gjuhes-urrejtese-te-kastriot-myftarajt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit